
Sot, tentativa e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

17 Maj 2025, 08:39 / KOSOVA
Sot do të mbahet vazhdimi i 17-të i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës është paralajmëruar të nisë në ora 10:30.
Procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Nga LVV kanë deklaruar se kandidate të vetme e kanë Albulena Haxhiun, ndërsa po tentojnë që përmes një votimit të një Komisioni të mundësojnë votimin e fshehtë.
Të enjten, presidentja e vendit ka takuar liderët partiakë në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, takim ky që u tha se nuk ka pasur rezultate konkrete.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
Nga Kreshnik Spahiu
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë
Nga Baton Haxhiu


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
Nga Neritan Vladi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128