Rusia merr vendimin e papritur për Steven Seagal, ja çfarë ‘detyre’ ka marrë aktori i ‘Hollivudit’

21 Mars 2023, 17:00 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia merr vendimin e papritur për Steven Seagal, ja çfarë

Steven Seagal, një nga ikonat e filmave amerikanë aksion në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000, ka hapur një qendër aikido në Moskë.

Mediat e huaja shkruajnë se Seagal synon të përgatisë të rinjtë rusë për t’u bashkuar me forcat e të armatosura ruse, por edhe ushtarëve.

Aktori në hapjen e qendrës “Typhoon” u shpreh i entuziazmuar për potencialin e të rinjve që pa gjatë vizitës së tij, duke u shprehur se është e rëndësishme që zhvillimi i aikidos të ecë përpara me ritme më të shpejta.

“Të rinjtë që pashë sot kanë potencial të madh”, tha 70-vjeçari, siç raporton TASS.

“Duhet të hapim më shumë qendra të tilla për t’i zhvilluar ato. Është e rëndësishme që zhvillimi i aikidos të bëhet me një ritëm më të shpejtë”, shtoi ai.

Sipas agjencisë zyrtare shtetërore ruse të lajmeve TASS, qendra synon të zhvillojë stilet dhe drejtimet tradicionale dhe moderne të aikidos së pjesëmarrësve, të rrisë motivimin e tyre, të ofrojë mundësi për të marrë një titull sportiv dhe të përgatisë të rinjtë për shërbim në forcat e armatosura, por edhe ushtarët që të mbrojnë veten.

Kujtojmë që Seagal u bë shtetas rus në vitin 2016, mban një rrip të zi të shkallës së shtatë në aikido dhe ka qenë instruktori kryesor i artit marcial brenda Federatës Ruse që nga viti 2018.