Përpjekje për zbutjen e tensioneve? Kurti takohet me Bedri Hamzën në Mitrovicën e Jugut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një takim, me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, njëherazi kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza.
Takimi u zhvillua në zyrën e Hamzës në Mitrovicë, ku Kurti qëndroi ketë të hënë për një vizitë. Takimi mes të dyve u komentua si përpjekje drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.
Pas bisedimeve, as Kurti e as Hamza nuk dhanë deklarata për shtyp, por në një reagim zëdhënësi i qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu tha se qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi punën e komunave dhe bashkëpunimi me qeverinë. Kurti u takua sot edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
Gjatë vizitës së tij në veri, ku shoqërohej nga Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Kurti përuroi edhe një stacion të ri policor në Izvor, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


