Pas paralajmërimit nga SHBA dhe BE për sanksione, vjen reagimi i Albin Kurtit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga ndërkombëtarët sa i përket situatës në veri e se gjërat nuk mund të zgjidhen me trysni apo përmendje pasojash.
Ai ka thënë se në takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka ofruar atyre mënyrën e sigurt për të dalë nga kriza në veri, të cilën ka thënë se e kanë shkaktuar strukturat ilegale të Serbisë.
“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka theksuar Kurti, në një deklarim për media pas aktivitetit të xhudos që është mbajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune xhudistja Majlinda Kelmendi së bashku me shumë xhudistë të tjerë kanë demonstruar sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se janë të vetëdijshëm që se dalja në zgjedhje ka qenë shumë e ulët.
“Po zgjedhje të reja, por pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit. Kjo nënkupton se s’mund të jenë vetëm zgjedhje pa incidente, por duhet të ketë zgjedhje të lira, fer e demokratike në njërën anë dhe në anën tjetër fushatë parazgjedhore të lirë, fer e demokratike”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë se këto gjëra nuk zgjidhen me trysni e përmendje sanksionesh.
“Nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash e ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik edhe më progresist në Ballkanin Perëndimor, unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë, kemi sfida me emisarët edhe evropianë edhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme, kur vjen emisari amerikan apo evropian si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është në pyetje Evropa apo Amerika, është në pyetje raporti me Serbinë”, ka thënë tutje Kurti.
Kjo sipas tij nuk është e njëjta gjë. “Kur SHBA-ja kërkon diçka në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, ne nuk kemi kurrfarë dileme të themi po, mirëpo kur emisari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë me raportet tona me Serbinë atëherë ne duhet të mendojmë mirë dhe të jemi të vëmendshëm, të kujdesshëm por normalisht gjithnjë të jemi bashkëbisedues, konstruktiv e të përkushtuar”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se është i gatshëm për diskutime e për bisedime. “Por e ritheksojmë, Republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën tonë sovrane, nuk e dorëzojmë asnjëherë për asnjë çmim para milicisë fashite, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, ka theksuar Kurti.
Nëse kryeministri Albin Kurti nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për ta depërshkallëzuar situatën në Veri, Kosova do të përballet me pasoja afatgjata. Ka qenë ky paralajmërimi i emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kujtojmë se pasditen e së mërkurës i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, deklaroi se do ta presë përgjigjen e Kurtit deri të mërkurën dhe në rast se ajo është negative, do të konstatohet se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në
“Dua ta bëj shumë të qartë se ne shohim se kjo do të ketë ndikim në raporte, në terma afatgjatë. Por, veprimet e marra apo të pandërmarra mund të kenë disa pasoja që do të mund të ndikojnë në pjesë të raportit tonë. Por, për këtë pjesë nuk dua të flas”, ka thënë Escobar.
Sipas Escobarit, raportet e SHBA-së me kryeministrin Kurti kanë sfida, porse jo edhe mes dy popujve.
“Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne – ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, ka thënë ai. “Shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se vështirësitë tona të tanishme që kemi me kryeministrin nuk do të prekin këtë sentiment”.
-
Evropa/ A do të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?
7 Qershor, 16:06
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

