Papa Françesku shkon me urgjencë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale
7 Qershor 2023, 18:18 / KOSOVA

Papa Françesku është shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë ku shkoi të martën për disa ekzaminime mjekësore.
Sot, sipas raportimeve, ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të problemeve me zorrët.
Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni është cilësuar urgjent dhe për këtë arsye Ati i Shenjtë do duhet që të qëndrojë i shtruar për disa ditë.
Kujtojmë se në 2021, Ati i Shenjtë operoi zorrën e trashë. Sipas mediave italiane, ditën e djeshmë Papës iu bë një skaner dhe rezultatet alarmuan mjekët të cilët vendosën që ta fusin në sallën e operimit.
Kjo është hera e tretë që Françesku shtrohet spital pas 2021, kur ai qëndroi i shtruar për 10 ditë dhe në mars të 2023 kur për shkak të bronkitit qëndroi në spital tre ditë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

