Ngërçi politik, sot tentativa e 18-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.
PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët. Seanca e sotme pritet të nisë në ora 10:30. Në rast të dështimit të radhës, mund të rriten zërat për ndërhyrje kushtetuese apo shpërndarje të mundshme të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

