
Misteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiç

Vila Biljana ku po mbahet sot takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është një ndërtesë shumë specifike.
Po të kërkosh në internet histori për sarajet e ish-presidentit të RSFJ-së Josip Broz Tito dalin mjaft informacione.
Në foto dhe në video mund të shihni ndërtesa të shumta madhështore të vendosura në vendet më të bukura në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Këto ndërtesa të lënë pa frymë, janë rezidenca elegante të ndërtuara nga materialet më të shtrenjta dhe arredimi i tyre ishte po aq luksoz si kështjellat e fisnikëve evropianë.
Sot shumica e vilave të Titos janë të ruajtura, të hapura për turistët dhe përfaqësojnë një udhëtim të vërtetë në kohë.
Disa janë të rrënuara, disa janë në fazë restaurimi.
Por vetëm një është sekreti më i madh.
Është vila Biljana në Ohër, ku sot mbahet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës .
E vendosur në një shkëmb me pamjen më të bukur të liqenit të Ohrit, Villa Biljana ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos.
Ka shumë pak informacion në dispozicion për historinë e kësaj pasurie, si për shembull kur u ndërtua (ndoshta fundi i viteve 50/fillimi i viteve 60), cili arkitekt e projektoi atë, ose saktësisht sa kohë kaloi Tito këtu.
Megjithatë, dihet me siguri se Tito ka kaluar shumë kohëkëtu në vilë gjatë një vizite zyrtare në rajonin e Ohrit nëvitin 1967, ngjarje kjo e dokumentuar plotësisht.
Vila është ndërtuar me gur, ku bien në sy mure të bardha, pllaka të kuqe dhe projeksione në katin e sipërm, një stil arkitekturor maqedonas.
Në epokën post-jugosllave, Villa Biljana filloi të përdoret nga politikanët maqedonas.
Sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe presidenti tmaqedonas, si dhe të funksionare poltik të cilët e përdorin si vilë të tyre personale verore.
Meqenëse vila përdoret për të strehuar politikanë të rangut të lartë të qeverisë, qasja në publik është rreptësisht e ndaluar dhe kjo vilë ruhet ditë e natë.
Vendasit thonë se plazhi privat, i cili ka rërë të imët, mund të arrihet nga vila me një ashensor të brendshëm. Edhe sot është një nga atraksionet më të mëdha, por mund të shihet vetëm me varkë nga liqeni.
-
Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë fotot e para
18 Mars, 10:52 -

Berishizmi, ramaizmi dhe metaizmi si neoenverizëm!
ide

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128