Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë fotot e para

18 Mars 2023, 10:52 / KOSOVA ALFA PRESS

Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur në Ohër për një raund të ri dialogu me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Takimi po mbahet nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Takimi u thirr nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, JozepBorell, dhe do të zhvillohet me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Para takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë sëVeriut, Dimitar Kovaçevski.

Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë 

Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë

“E falënderova mikun tim për faktin se si mikpritës i mirëdëshiron të kontribuojë në vazhdimin konstruktiv tëdialogut”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Ohër i shoqëruar nga bashkëpunëtorë.

Takimi Vuçiç – Kurti në Ohër, mbërrijnë

Është bërë e ditur se sot në Ohër, Borell dhe Lajçak do tëbisedojnë ndaras me Vuçiçin dhe Kurtin, pas së cilës do tëmbahet një takim i përbashkët.

Borell eshte shprehur  që Vuçiçi  dhe Kurti në Ohër tëbien dakord për zbatimin e planit të BE-së përnormalizimin e marrëdhënieve, teksti i të cilit është “imbyllur”, por pyetja është se si dhe kur do të zbatohetmarrëveshja.

“Më herët ka pasur marrëveshje që nuk janë zbatuar dhekjo nuk mund të ndodhë tani”, tha Borell. 

Ai tha se është koha që Beogradi dhe Prishtina të "marrinpërgjegjësi" dhe të hedhin një hap drejt BE-së.

“Takimi në Ohër do të jetë i ndryshëm nga ai imëparshmi, sepse do të fokusohemi në diskutimin përaneksin për zbatimin e propozimit të BE-së, i cili duhet tëçojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjetKosovës dhe Serbisë”, tha Borell.

Ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan për BallkaninPerëndimor, Gabriel Escobar, shprehu pritjen e tij për njërezultat pozitiv të bisedimeve në Ohër dhe tha se Uashingtoni mbështet çdo mundësi që i çon vendet e rajonit drejt paqes dhe integrimit euroatlantik. 

"Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënievendërmjet Kosovës dhe Serbisë ofron një mundësi tëjashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme mes dy vendeve", tha Escobar.

Po ndodh...