Ministri britanik, Docherty: Të lumtur që po forcojmë KFOR-in në Kosovë, kërkojmë qetësi dhe dialog

1 Tetor 2023, 08:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Ministri britanik, Docherty: Të lumtur që po forcojmë KFOR-in

Ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Leo Docherty në një postim në X është shprehur i lumtur që forcat ushtarake britanike po ndihmojnë KFOR-in në veri të Kosovës.

Më herët Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi se kishte transferuar një batalion në NATO nër mënyrë të mbështesë Kosovën në rast nevoje.

Ndërsa ministri Docherty u shpreh i lumtur për këtë fakt, ai shton se zgjidhja e vetme e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë është përmes dialogut dhe paqes. E nevojshme është në këtë moment qetësia dhe ulja e tensioneve.

Postimi i Docherty:

Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”.

Po ndodh...

ide