Lajçak mbërrin sot në Beograd, zbardhet axhenda e takimeve

10 Shtator 2024, 08:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Lajçak mbërrin sot në Beograd, zbardhet axhenda e takimeve

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçaj, do të vizitojë sot Beogradin.

Vizita e tij vjen pasi pak ditë më parë ai ishte në Kosovë, ku zhvilloi takime në kuadër të vijimit të dialogut në Bruksel.

Presidenca e Serbisë njoftoi se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohen të martën, më 10 shtator. Sipas njoftimit, takimi mes Vuçiçit dhe Lajçakut do të fillojë në orën 10:00, ndërsa nuk është planifikuar asnjë fjalim për media.

Duke paralajmëruar vizitën e tij të planifikuar në Beograd, Lajçak, ka deklaruar në Facebook se pas Forumit Strategjik të Bledit ka qëndruar në Prishtinë, ku ka diskutuar me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, për ngjarjet e fundit gjatë verës, agjendën e ardhshme. takimi i negociatorëve kryesorë dhe qasjet për zgjidhjen e disa çështjeve aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të

Ai është shprehur se në Serbi do të jetë për t’u përgatitur për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Po ndodh...