Gara presidenciale brenda republikanëve/ Donald Trump përballë ish-zëvendësit të tij, Mike Pence

Donald Trump pritet të ketë përballë në garën për kandidaturën presidenciale republikane, ish-zëvendësin e tij. Mike Pence pritet të shpallë zyrtarisht ambicien e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake të partisë së tij më 7 Qershor në Ajova.
63-vjeçari ka qenë një nga njerëzit më të besuar të Donald Trump-it, gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë. Por marrëdhënia e tyre u kris ditët e fundit të mandatit, kur Pence refuzoi kërkesën e Trump-it për të mos e thirrur seancën e kongresit për certifikimin e fitores së Joe Biden më 6 Janar 2021. Trump e kritikoi atë për mungesë të theksuar kuraje.
Politikani konservator konsiderohet si personi kyç që grumbulloi votat në 2016-ën për fitoren e Donald Trump-it. Pence ka popullaritet mes republikanëve pasi gjatë karrierës së tij, si guvernator i Indianës dhe si anëtar i dhomës së përfaqësuesve ka nënshkruar ligje kundër abortit dhe në mbrojtje të lirive fetare.
Aktualisht, vetëm Donald Trump dhe Ron de Santin kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën, por pritet që shumë emra të tjerë të pasojnë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
