Borrell “i humbet durimi” me Kosovën dhe Serbinë: Boll bënë me gisht, të fillojnë punën

23 Mars 2023, 23:22 / KOSOVA ALFA PRESS

Borrell “i humbet durimi” me Kosovën dhe Serbinë: Boll

Marrëveshja mes të Kosovës dhe Serbisë e arritur në Ohër, është temë e diskutimeve edhe në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian që për dy ditë do mblidhen në Bruksel.

Në këtë takim pritet të raportojë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Përpara mediave ai paralajmëroi të dyja që të fillojnë implementimin e marrëveshjes

“Më lejoni të them se çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje marrëveshjen është e kotë. Për marrëveshjen u dakordësua dhe duhet të implementohet dhe nuk ka hapësirë për të zgjedhur. Duhet të implementoeht në të gjitha pjesët e saj dhe ne do të vëzhgojmë me kujdes se kush ka filluar implementimin dhe kush jo. Do t’i këshilloja të dyja palët të mos bëjnë me gisht njëra-tjetrën, pro të fillojnë të bëjnë punën e tyre.”

Pas arritjes së marrëveshjes në Ohër, liderët e Kosovës dhe Serbisë me rikthimin në vendet e tyre kanë shpjeguar në mënyrë të ndryshme dakordësimin. Kryeministri Albin Kurti i tha kuvendit se ai ka propozuar një draft për asociacionin që përfshin vetëmenaxhimin dhe jo-vetëqeverisjen, ndërsa sipas tij Serbia de facto do të njohë Kosovën. Nga krahu tjetër presidenti Vuçiç tha se nuk do lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe se nuk u firmos asnjë dokument juridik, por ne do të normalizojmë marrëdhëniet me shqiptarët ka theksuar më tej ai.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128