Albin Kurti goditet me vezë në Skënderaj, pezullohen 3 efektivë policie...
10 Qershor 2025, 18:44 / KOSOVA

Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është goditur me vezë gjatë një vizite në Skenderaj.
Kurti qëndroi në Skenderaj për përurimin e një çerdhe ndërsa vezët u hodhën nga persona deri tani të paidentifikuar.
Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani bëri përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës.
“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, shkroi ai.
Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

