Shkodra fisnike
Po kaloja nëpër unazën e Shkodrës drejt Vermoshit.
Po shihja sa majtas djathtas tu u munu me përfytyru ku vallë e kishte pa Migjeni ate shkodranen që pyste “A don qymyr zotni?”.
Isha me Fijen, inxhinier i kompjuterave nga Vaksinca e Kumanovës me punë në Tiranë.
I thashë Fijes; O Fije, të lutem zbrit na merr nga një kafe.
Zbriti Fija mori kafe për mu dhe për vete.
Kur hyri në makinë bashkë me kafet në kupa plastike, Fija tha se kafexhiu s'kishte pranu për qamet me i mor pare për kafet.
U habita.
Nuk ndodh kurrkund në botë.
Zbrita nga makina. I thash' kafexhiut;
-Pse nuk ja mbajte Fijes paret për kafet ?!
Nisi me numuru arsyet që nuk mundesh me i dëgju nga asnji kafexhi i planetit;
-Sepse mu duk zotni burr', xhentelmen, njeri i butë, i sjellshëm, njerzor, i qytetërum.
U mahnita. E kishte seriozisht. Jo seriozitet i shtirur. Kafexhiu shkodran ishte absolutisht i besueshëm.
Në fund e pyeta kafexhiun e çuditshëm;
-A e meriton Shkodra simpatinë tane ? A e din Shkodra ça ban me zotnit si ty ?
U përgjigj me një vendosmëri tronditëse;
-Shkodra fisnike e meriton simpatinë teme. Shkodra fisnike e din ça ban.
Zotnilleku i zotniut shkodran me kafe gratis dhe simpati reciproke me Shkodrën fisnike nuk mbaroi këtu.
Po atë ditë, kur unë dhe Fija po ktheheshim nga Vermoshi, ndala për një tjetër kafe diku ku rruga që zbret nga malet bie në fushë.
Kyt her' me i marrë kafet zbrita un'.
Pronarja e kafenesë, një hotjane bajagi elegante me bel quasi inekzistent, nuk kishte kupa plastike me ma dhan me e pi kafen si e du un, n'makin tu ik.
-Po ti baj kafet n'filxhana, tha Miss Eleganca. Filxhanat mbaji. Ti kam fal.
Fijes kafet, mu filxhanat.
Fijes Alpet, mu Taraboshin.
Zoja Shkodër, si ato Femrat e rralla që Dashni pafundësisht kanë dhe Dashni pambarimisht japin, nga një fije fisnikërie të dyve na fali.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128