
Ndryshimi vjen nga zgjedhjet tona!

Pse franksioni i drejtuar nga Sali Berisha merr kaq shume vëmendje dhe interes kur Shqipëria ka qenë në drejtimin e Berishës gjithë këto vite?!
Sepse Berisha është njeriu që ka pasur pushtet edhe kur nuk ka qenë në pushtet.
Pse analistët shqiptare nuk tregojnë të vërtetën dhe të thonë se në demokracinë se njohim as sot?
Pse nuk thonë se ata analistë ulen aty për të mbushur xhepat e tyre dhe për tu hedhur hi syve popullit të shkretë?
Kush nuk e di se në ato propaganda që bën, ''Non grata'' për tu mbrojtur dhe për të mbuluar të vërtetën hidhet një para që po të investohej për popullin sot sdo ishim vendi më i varfër në rajon? Akoma rri dhe vras mendjen si ka njerëz që presin diçka të re nga ata që vetëm na kanë vjedhur?
Koalicioni me atë që Korrupsionin e bëri të madhërishëm, provon se për interesat e tij, djalli citon dhe biblën.
Une, ju, kushdo, kur ka pasur probleme me drejtësinë nuk i ka dale Berisha në shesh ta mbronte.
Nga njerëzit e tyre, të emëruarit e tyre, madje janë burgosur njerëz të pafajshëm sepse nuk ngopej oreksi i atyre që me një të rënë çekiçi vendosnin fatin e një fukarai. Berisha nuk ishte aty.
Respekti i një personi që ka drejtuar kaq vite vendin tonë u shua që ate ditë që vendosi të djegë një parti, një elektorat vetëm për të shantazhuar drejtësinë ndaj tij dhe familjarëve te tij.
Ai nuk ishte për ne, por në duhet të jemi për të. Ne, të varfër nga politikat korruptove të tij e pasardhësve të tij, duhet të shkojmë dhe të vrasim njëri-tjetrin në emrin e Padrejtësisë se z. Berisha i cili ka mundësi te marrë 100 avokatë dhe ka mundësi që zërin e tij ta përçojë kudo.
Prandaj ju lutem mos flisni në emër të demokracisë. Mos i prezantoni kandidatët e ''PL'' si Demokratë.
Elektorati demokrat do ndryshim. Do demorakcinë e vërtetë e s'mund të zgjedhë kandidatët e krimbur në para të personit që ka frikë të përballet me bemat e tij dhe të familjarëve të tij.
Në Shqipëri idealizohet i forti, i pasuri, krimineli dhe në fund ankohemi pse jemi në këtë ditë. Edukata, ndryshimi, zgjedhja e një politike perëndimore duket si diçka e dobët që ne e tallim, e shtypim. E me këtë shtypje i heqim të drejtën vetes dhe fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë.

Berishizmi, ramaizmi dhe metaizmi si neoenverizëm!
ide

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128