Edi Rama, minues i demokracisë dhe i korruptuar

25 Shtator 2023, 10:11 / IDE NGA MIRELA KARABINA

Edi Rama, minues i demokracisë dhe i korruptuar
Kryeministri shqiptar sot është i damkosur si minues i demokracisë dhe i korruptuar. Që më shtator të 2017-ën, pasi shkeli marrëveshjen e 17 Majit dhe erdhi në pushtet me vota të vjedhura, Edi Rama do të korruptonte një zyrtar të lartë amerikan, McGonigal, të një prej institucioneve më presticioze në botë për të cilën amerikanët krenohen, FBI, me qëllim ndalimin e PD-së dhe Lulzimn Bashës për të ardhur në pushtet.

Pasi Edi Rama e kishte të qartë më shumë se të tjerë, se Lulzim Basha ishte i pëlqyeri dhe i mbështeturi i ndërkombëtarëve si kandidat për kryeministër, ndaj zgjodhi rrugën e paskrupullt për vazhdimin e karrierës së tij kryeministrore por në dëm të shqiptarëve.

Kështu, si hokatar dhe “popullor”, do të falenderonte në publik asokohe kryetarin e PD-së si “Luli çun i mirë”, po nga ana tjetër po bënte atë që kurrëkujt nuk i shkonte ndërmend, po minonte demokracinë përmes korrupsionit me para të pista deri në FBI.
Rama, jo vetëm e pagoi me 225 mijë dollarë në dorë zyrtarin e lartë për të penguar dhe njollosur Lulzim Bashën kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, por i premtoi dhe shfrytëzim të pasurive kombëtare në vazhdim.

Pra, jo vetëm minues i demokracisë por dhe i korruptuar!
Dhe për këtë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë shqiptare si i korruptuar.
Pasi SPAK po dëshmon çdo ditë qeverisjen e korruptuar të tij dhe duhet të hapë hetim dhe për kryeministrin, por dhe hetimi disavjeçar i Drejtësisë amerikane mbi çështjen “McGonigal”, në dosjen e të cilit kryeministri i Shqipërisë përmendej 14 herë, gjë kjo që vinte në rrezik marrëdhënien me partnerin tonë strategjik SHBA.

Dhe sot është fakt, McGonigal ka pranuar fajsinë se ka lobuar në FBI kundër kundërshtarit politik të kryeminstrit Edi Rama që të nisnin hetime ndaj kryetarit të PD-së z. Lulzim Basha, dhe është paguar për këtë shërbim.

Djallëzisht, hetimi do të lidhej përmes akuzës së lobimit rus për PD-në, akuzë kjo që synonte të godiste marrëdhënien e PD-së dhe Lulzim Bashës jo vetëm me partnerin tonë strategjik por dhe me ndërkombëtarët, aq më tepër në situatën e luftës në Ukrainë ku ndjeshmëria është e lartë pasi SHBA-Rusi janë në konflikt.

Dhe këtë plan djallëzor antikombëtar që dëmtonte PD-në dhe Lulzim Bashën por dhe Shqipërinë, fatkeqësisht dhe për turp, do ta përdorte dhe Lëvizja Foltore e kundërshtarë të tjerë të PD-së me të vetmin qëllim, përfitimin e tyre personal politik pavarësisht kostos.
Por, nuk ia dolën dot!

Sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë në anën e së drejtës dhe në mbrotje të saj dhe në rrugëtimin e pandalshëm të ndërtimin të së ardhmes në betejë me korrupsionin, krah partnerëve dhe aleatëve.

Dhe në antitezë më këtë realitet të ri politik të PD-së, Edi Rama është në pritje të ndëshkimit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pasi ai është i deklaruar si minues i demokracisë dhe i korruptuar!
Ç’të mbjellësh, do të korrësh, -thotë populli.

Po ndodh...