
Berisha premtoi se do rrëzonte Ramën, por po ‘rrëzon’ komisionerët e PD-së

Kur Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike me forcën e presionit dhe me retorikën e “shpëtimtarit”, shumë demokratë shpresuan rrëzimin e Ramës. Por pas zgjedhjeve të 11 Majit, panorama është më e qartë se kurrë. Nën drejtimin e Berishës, PD-ja u dërrmua si kurrë më parë, duke thelluar edhe më shumë krizën brenda vetes.
Rezultati i 11 Majit është një shuplakë edhe për të gjithë ata që menduan se ndryshimi vinte përmes dhunës, forcës dhe përçarjes. Nëse krahasojmë votat e marrë me ato të vitit 2021, është mëse e qartë se PD-ja e drejtuar nga Berisha ka humbur jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe strukturat e veta.
Por kjo situatë nuk ndalet me kaq, sepse kur flitet për “farsë zgjedhore” mbështeten vetëm në disa video të copëzuara, të cilat më shumë krijojnë mjegull se sa sqarojnë realisht çfarë ndodhi. Ato nuk përbëjnë prova të qarta për manipulim, por theksojnë një tjetër problem më të thellë dhe më të vjetër të sistemit zgjedhor në Shqipëri: politizimin ekstrem të gjithë procesit, nga organizimi deri tek administrimi.
Ajo që është më shqetësuese është se sipas vetë pretendimeve të Berishës, manipulimet dhe parregullsitë kanë ndodhur nën hundën e vetë komisionerëve të Partisë Demokratike. Nëse këta persona kanë lejuar ose kanë marrë pjesë në një vjedhje votash, siç u vërtetua në rastin e Dibrës apo të Durrësit, atëherë çfarë legjitimiteti i mbetet më lidershipit që i caktoi dhe që shpresoi të rrëzonte me këtë ‘trup’ administrative qeverisjen e korruptuar?
Në këtë kuptim, nuk është Rama ai që po rrëzohet nga denoncimet e Berishës, por komisionerët e vetë PD-së që po denoncohen, po diskreditohen dhe po hidhen poshtë ditë pas dite nga deklaratat e vetë Berishës. Dhe nëse këta komisionerë kanë vepruar në mënyrë të koordinuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, atëherë duhet pyetur: kush i udhëhoqi? Sepse asgjë nuk ndodh rastësisht në politikën shqiptare, veçanërisht në ditë zgjedhjesh.
Berisha premtoi rrëzimin e Edi Ramës, por, ai s’po bën gjë tjetër vetëm se po rrëzon PD-në nga brenda, me një ritëm që as kundërshtarët më të përbetuar nuk do ta kishin imagjinuar.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128