Tronditet Egnatia, trajneri i dy-herë kampionëve të Shqipërisë shtrohet në spital… probleme në zemër/ Top Channel zbardh ngjarjen
2025-12-03 09:19:23 / SPORT

Klubi i Egnatias është tronditur këto dy ditë, pasi tekniku i rrogozhinasve, Edlir Tetova, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, kur Tetova nuk është ndjerë mirë rrugës për në shtëpi.
Paso ka ndjerë disa probleme, ai është nisur menjëherë me makinën e tij për në spital dhe pas një kontrolli u zbulua se 90% e arteries së zemrës i ishte bllokuar.
Menjëherë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku vendosi stendë, ndërkohë që mjekët i thanë që duhej të qëndronte disa ditë qetësi.
Në ndeshjet e radhës, drejtimin e Egnatias do ta marrë zëvendës-trajneri Juljan Brahja, ndërkohë që klubi do të presë Tetovën deri sa të rikuperohet plotësisht.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Nga Patrik Sadikaj
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
Nga Neritan Vladi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

