Prag sfida ndaj Estonisë, Gatuzo zgjedh në sulm çiftin Kin-Retegi. Ja formacioni i mundshëm i Italisë

2025-10-11 12:11:24 / SPORT ALFA PRESS

Prag sfida ndaj Estonisë, Gatuzo zgjedh në sulm çiftin

Sot në mbrëmje, përballja në Tallin midis Estonisë dhe Italisë, ndeshja e vlefshme për Grupin I për kualifikueset në Botëror 2026 do të shohë një skuadër “axurre” që nuk mund të bëjë shumë llogari, por duhet të synojë vetëm fitoren, me një diferencë sa më të madhe.

Nëse skandinavët fitojnë në përballjen e tyre (Norvegji-Izrael), atëherë të mposhturit Estoninë bëhet thelbësor për të lënë pas Izraelin dhe për t’u afruar me mundësinë e playoff-ëve; në rast të kundërt, Italia mund të fillojë të ushtrojë presion për vendin e parë.

Për këtë arsye, trajneri Gatuzo pritet të fusë një formacion goxha ofensiv, një 4-4-2 që përfshin patjetër çiftin Moise Kean-Mateo Retegui. Në krahët ofensivë, dy vende si titullarë pritet t’i marrin Kambiaso, Orsolini ose Raspadori, veçanërisht që mungojnë Zakanji e Politano. Në mesfushë, Barela dhe Tonali konsiderohen të pandryshueshëm, ata do të jenë të dy që mbajnë balancën. Në mbrojtje, përpara Donnarumas, mund të luajnë, Di Lorenco, Kalafiori, Bastoni dhe Dimarko. Dyshimet e fundit pritet të zgjidhen gjatë stërvitjes së fundit ditën e premte, përpara nisjes për Estoni.

 

Happening now...

ideas