From childhood football to San Siro/ Andi Lila reveals the key moments that changed his life

2026-02-28 11:52:39 / SPORT ALFA PRESS

From childhood football to San Siro/ Andi Lila reveals the key moments that

A journey that began at the age of 15, moving from every age group to the big National Team. Dreams realized, a lot of work, synonymous with what Andi Lila represents. The former National Team footballer has emotionally recounted his story in "Legends Speak".

He has a good memory, he remembers every episode, joke, tells experiences and talks about the current national team, where he doesn't see a player who resembles him, but he certainly appreciates the quality, the organization and he really wishes that this generation will realize another dream, that of qualifying for a World Cup. Finally, a message.

- Andi, how did your passion for football begin and how do you remember the day you became part of the Besa e Kavajë team?

I started playing football at the age of 10 in Kavajë. I remember the first moment when the physical education teacher at the time, Fisnik Kosova, saw me in a match with the classes and said: "You have to come to training and develop as a footballer". I started from then on and in 2001, when I was only 15 years old, I was recruited by the first team of Besa e Kavajës and from that moment I began my career as a professional.

– How did you experience the transition from Besa, first in Greece, to the Iraklis team and then to clubs like PAS Ioannina, Tirana and Parma?

I went through a difficult time at that time. In the first phase of the championship with Besa e Kavajës, I was 18 years old and the team captain, the youngest in the Super League at that time. I had an injury to my toe and for two months I was inactive, I gained weight and the coach at that time would not activate me. I wanted to leave the team, but the president did not give me the permission to leave. Then events unfolded and the January transfer window came. At that time, the Iraklis team expressed interest in me, seeing that at the age of 18 I was also playing with the Shpresa team, the U-21 of the National Team. They had seen me in a match against Greece with Shpresat and there I signed a professional contract outside of Albania. It was a great fortune at that time that that team needed a player with my parameters.

– Among the most special experiences you've had playing with these teams, which one would you single out? Something that left the most impression on you in your career with the clubs?

I started watching football at the 1994 World Cup. I was in love with Roberto Baggio and since then my dream was to play in Serie A one day. This came true in 2015. Although it didn't last long, I fulfilled my dream and played in Serie A. I will single it out because I think it is the pinnacle of my career. In terms of the performance I gave with the clubs, as long as I was in Serie A, I performed well.

– Is the goal against Inter in Serie A perhaps the most important in your career as a footballer? We're talking at club level.

Sigurisht. Në vitin 2014 Shqipëria luajti një ndeshje miqësore në Genova kundër Italisë, ajo ndeshja e famshme ku u kënduan të dy himnet njëkohësisht, pasi stadiumi ishte plot me shqiptarë dhe shqiptarët janë integruar në mënyrën më të mirë në Itali. Tre ditë më parë ne shkuam në San Siro për të parë një ndeshje të Italisë ndaj Kroacisë dhe kur jam futur në stadium, jam mahnitur nga ai stadium i jashtëzakonshëm, mitik, ku kishin luajtur yjet e futbollit botëror. Lutesha dhe thoja: “O Zot, ma bëj të mundur që edhe unë të luaj njëherë në këtë fushë, të mos e mbyll karrierën pa luajtur këtu”. Nuk zgjati shumë; pas 2-3 muajsh luajta në atë fushë, bëra edhe gol dhe mendoj se është goli më i rëndësishëm i karrierës time.

– Ju keni 70 paraqitje me Kombëtaren A. Ke debutuar kundër Rumanisë në vitin 2007, me ftesë të ish-trajnerit Oto Bariç. Një ndeshje jo fort e mirë, sepse humbëm 6-1. Si e kujton këtë kohë? Kanë kaluar gati 20 vite. Ti duhet të kesh qenë rreth 19-20 vjeç dhe mbaje edhe shiritin e kapitenit U-21.

Tre ditë përpara ndeshjes me Rumaninë, trajneri i famshëm i Kombëtares, Oto Bariç, erdhi dhe pa ndeshjen Shqipëri–Itali në Durrës. Ekipi Shpresa dhe Kombëtarja ishin grumbulluar të dyja në Durrës. Pas ndeshjes, ku bëra një paraqitje të mirë, ai zbriti te dhoma e zhveshjes dhe më tha: “Andi, merr çantën dhe do të vish te ekipi kombëtar A”. Ishte sikur më fali botën. U shokova për një moment dhe ai më tha: “Nuk u gëzove?”. “Si nuk u gëzova?”, i thashë, “çfarë flet?”. Shkova te hoteli i Kombëtares, te idhujt e mi, të cilët i kisha parë në televizor dhe kisha bërë tifo për ta; tani i kisha shokë skuadre. Më kujtohet momenti i parë që i takova, dridhesha nga emocionet që po takoja idhujt e mi të fëmijërisë. Mund të përmend, për shembull, Altin Lalën, Ervin Skelën, Bogdanin, Foto Strakoshën, Alban Bushin, Klodian Duron etj. Kanë qenë një plejadë futbollistësh të jashtëzakonshëm me të cilët jam rritur. Dita e parë ishte shumë emocionuese dhe, të them të drejtën, kur e rikujtova, më futi një dridhje e lehtë.

– Si të kanë pritur? Si funksionon kur vjen një lojtar i ri në skuadër?

Pas ndeshjes me Rumaninë, po bëj një retrospektivë, ishte një debutim jo i mirë, sepse ekipi kombëtar humbi dhe, sinqerisht, pas asaj humbjeje u mërzita jashtë mase, sepse mendova se nuk do të kisha më mundësi të luaja me Kombëtaren. Ishte ndeshja numër 1 dhe në ndeshjen time të 65-66 luajta përsëri me Rumaninë, por këtë herë në Europianin 2016 dhe ishte një revansh për mua, që e munda aty ku duhej ta mundja.

Për sa i përket pyetjes, trajneri kroat Josip Kuzhe, në një grumbullim me futbollistë vetëm nga kampionati shqiptar në Antalia të Turqisë, në vitin 2008 ose 2009, pasi pa performancën time në ndeshje miqësore dhe stërvitje, më tha: “Je në 13-14 futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, por ke një detyrë shumë të vështirë: duhet të fitosh formacionin në dhomat e zhveshjes”. Në atë kohë bëra një plan në kokën time dhe rrija gjithë kohën me Ervin Skelën dhe Altin Lalën, që të afrohesha sa më shumë. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm, jo vetëm ata, por çdo anëtar i ekipit kombëtar. Më pritën dhe më bënë pjesë të grupit. Më pas këtë traditë e ndoqa edhe unë me futbollistët e rinj kur u bëra veteran i ekipit kombëtar. Kushdo që vinte, e mirëprisja sinqerisht, sepse duhet të bëhej pjesë e grupit. Kushdo që vesh atë fanellë e meriton plotësisht dhe duhet të integrohet sa më shpejt. Mundohesha të jepja atë që më dhanë lojtarët e tjerë mua. Mendoj që kjo traditë duhet të vazhdojë brez pas brezi, sepse ekipi kombëtar nuk është vetëm i Andi Lilës, por i çdo futbollisti që e vesh dhe i çdo shqiptari.

– Pas 9 vitesh, ne e mundim Rumaninë në Europian. Një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares. Dhe ti feston me gjithë zemër, ajo foto ka mbetur emblematike dhe ndoshta më e përdorura. Ishte një çlirim energjish edhe për atë që kishte ndodhur 9 vite më parë?

Jo. Ndeshja me Rumaninë vinte pas humbjes me Francën, në minutat 89 dhe 94, me rezultatin 2-0. Në një farë mënyre ishte një çlirim, sepse donim të shkonim në atë Europian, por nuk donim të iknim pa lënë gjurmë. Donim të fitonim minimalisht një ndeshje dhe, pse jo, të kalonim në fazën tjetër, ku u eliminuam me pikë të barabarta, por me golavarazh më të keq. Ai gëzim ishte instinktiv. Unë gëzohem për çdo gol, por ai gol ishte shumë i veçantë dhe do ta kujtoj gjatë.

– Cilat janë kujtimet tuaja më të bukura nga kualifikimi në Europianin 2016? Në ndeshjet e grupit kemi mposhtur Portugalinë, barazuar dy herë me Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Në vlerësimin tim, ose atë që e mbaj si kornizë në ato eliminatore, do të veçoja ndeshjen kundër Danimarkës në Elbasan. Ishte ndeshja e parë në stadiumin e ri. Ishte aq e bukur ajo ndeshje, sa filloi dhe mbaroi dhe unë nuk e kuptova si ikën ato 90 minuta aq shpejt. Rezultati ishte 1-1, shënoi Ermir Lenjani. Mund edhe ta fitonim, por vinim pas rezultateve shumë të mira, duke mundur Portugalinë në Portugali. Më pas ekipi filloi të merrte hovin drejt kualifikimit.

– A e besoje që do të ishe pjesë e listës së Europianit? Pra, e kishe marrë për të mirëqenë apo ishe me zemër në dorë deri në momentin e fundit?

Jo vetëm unë, por të gjithë futbollistët. Trajnerët italianë e kanë në stil që e lënë pak enigmatike formacionin dhe 23-shen që do të shkonte në Europian. U bë, në një farë mënyre, si një “Big Brother” dhe të gjitha mediat ishin të pranishme aty dhe prisnin kush do të eliminohej. Sinqerisht, më vjen shumë keq për ata të katërt që ikën në shtëpi, sepse kishim kaluar një kohë të gjatë bashkë dhe mund të ishte kushdo nga ne.

Isha përgatitur mirë. Zhvilluam një ndeshje miqësore ndaj Katarit dhe në atë ndeshje u paraqita shumë mirë. Faktikisht, De Biazi nuk më kishte futur në formacion, por Xhaka kishte një problem shëndetësor përpara fillimit të ndeshjes dhe u futa në formacion gjatë nxehjes. Nëse futemi në statistika, kam vrapuar 13 km gjatë asaj ndeshjeje, sepse doja patjetër të isha pjesë e atyre 23 futbollistëve.

– Na trego pak nga eksperienca me Kombëtaren në Francë. Në ndeshjen e parë nuk ke luajtur, ndërsa ndaj Zvicrës e fitove “me dhunë” vendin e titullarit, duke djersitur shumë fort.

Është shumë interesante. Mbaroi ndeshja me Zvicrën dhe ne u kthyem në kampin ku ishim, Perroc-Guirec. Ekipi që nuk kishte luajtur bëri një seancë të veçuar nga ekipi që kishte luajtur dhe bënte vetëm rikuperim fizik, ndërsa ne të tjerët kishim stërvitje me ndeshje. Në atë kohë bëmë një ndeshje të vogël, “partitella”, siç e quante De Biazi, 7×7, dhe i thashë: “Trajner, mos m’u afro afër këtyre vijave, sepse unë dua të zë vendin në formacion”. Fillova të luftoja akoma më fort.

Mbaron stërvitja dhe trajneri De Biazi më pyet si ndihem. Unë, që jam nga natyra shumë i sinqertë, i them: “Trajner, më jep mundësinë time, e ndjej që e meritoj të luaj”. Në atë moment, De Biazi më kthen kurrizin dhe ikën. Mendova se më përzuri fare në shtëpi.

Të nesërmen, kur po ndante jelekët e formacionit, jelekun e fundit e mbante në dorë dhe në fund erdhi e ma hodhi. Sinqerisht, ishte sikur më fali botën, sepse të nesërmen do të luaja në “Velodrome” kundër Francës. Ishte relativisht një ndeshje e mirë, siç e kanë parë të gjithë, ku ekipi kombëtar tregoi shumë potencial dhe dinjitet, madje mund të kishim dalë edhe me rezultat pozitiv.

Por më e rëndësishmja për mua ishte të mos shkoja në Europian dhe të mos luaja asnjë minutë. Nuk e dija nëse do të kisha ndonjë mundësi tjetër në jetë, sepse si futbollist e di që është shumë e vështirë të arrish në kompeticione kaq të rëndësishme një, dy apo tre herë. Ajo ishte mundësia ime dhe i luajta të gjitha kartat.

– Cili moment nga ndeshjet me Kombëtaren ju ka mbetur më shumë në mendje?

Moment i çuditshëm do të thoja, ose që nuk ndodh shpesh, ndoshta asnjëherë. Nuk do ta harroj ndeshjen në Beograd. Ajo nuk ishte një ndeshje futbolli, ishte një stres për çdo futbollist dhe një jo-mikpritje nga ana e tyre. Ndodhi ajo që ndodhi. Çdo futbollist në atë ndeshje tregoi shumë dinjitet dhe unë jam mirënjohës gjithë jetën për atë që treguan në ato momente, sepse momenti të ndan nëse je hero apo diçka tjetër.

– Ke ndonjë peng që nuk arritët diçka me Kombëtaren?

Me ekipin kombëtar e kam shijuar çdo minutë. Çdo minutë që isha në fushë, thoja: “Ky është minuti im dhe duhet ta shfrytëzoj”. Jam kënaqur shumë dhe do të doja të luaja pafundësisht me Kombëtaren, por vjen një moment që duhet të hapësh krahun, sepse ka disa të rinj që vijnë dhe tregojnë veten.

Peng nuk kam, por ëndrrën time besoj e realizova. Gjithmonë lutesha që brezi im, gjenerata ime, të ishte e para që do ta çonte ekipin kombëtar në një eveniment europian ose botëror. Ne ia arritëm. Hera e parë, thonë, nuk harrohet kurrë.

– Nëse do ishe para një zgjedhjeje, për të qenë pjesë e Euro 2016 apo Euro 2024, cilën do të zgjidhje?

Pa të voglin dyshim do të zgjidhja Euro 2016-ën, sepse e kam shijuar dhe gjithmonë kur shikoj ato foto, video, momente, emocionohem.

– Si ishte të luanit me ekipet U17, U19 dhe U21 para se të arrinit te Kombëtarja A?

Unë kam qenë edhe me Kombëtaren U15. Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Ballkaniada, më 31 korrik 2001, ku u luajt ndeshja Shqipëri–Turqi. Isha kapiteni i skuadrës U15. Vija nga Kavaja dhe në atë kohë bëheshin seleksionime.

Për herë të parë erdha këtu ku është sot Federata, te ish-kompleksi Dinamo, ku ishte një fushë me guriçka të vogla. Erdha me tren nga Kavaja. Që nga ai moment nisën seleksionimet nga trajneri Ilir Spahiu, i cili seleksionoi mbi 2000 futbollistë të ditëlindjes ’86 dhe, pas 4-5 muajsh seleksionimesh, Andi Lila ishte kapiteni i skuadrës.

Familja ime ka jetuar në emigrim në Itali dhe kjo ishte mundësia ime: ose do të shkoja pranë familjes, ose do të vazhdoja rrugën e futbollit. Fatmirësisht, që te U15 fillova të isha pjesë e ekipeve kombëtare. Më pas me U17, U19, U21 dhe ekipin kombëtar A.

Patjetër që gjërat kanë ndryshuar shumë. Ajo periudhë, 2001–2002, përkoi me periudhën kur presidenti Duka u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në atë kohë kushtet nuk ishin siç janë sot. Sot flasim për një ekip kombëtar të jashtëzakonshëm, me kushte siç i ka Spanja, Anglia, Gjermania, ndërsa në atë kohë kushtet ishin të tjera, por ia dolëm edhe me ato kushte. Ia dolëm t’i shijonim edhe këto kushte që presidenti i përmirësoi në vazhdim.

– E përmend shumë shpesh fjalën “fat”. Si është raporti mes fatit dhe punës në karrierën e Andi Lilës?

Kam punuar shumë, kam punuar pafundësisht. Gjithmonë mendoja që çdo ditë e stërvitjes sime është dikush që më shikon dhe pastaj fati do të vijë më mbrapa. E ndjej veten me shumë fat, por e ndjej që kam punuar shumë. Fati dhe puna shkojnë në sinkron, pastaj edhe rastësitë. Fat është edhe kur dëmtohesh; është fat i keq, por ai që punon gjithmonë ia del.

Do të doja të ndalesha te një episod që më ka ndodhur gjatë jetës sime. Luaja me Kavajën, isha 18 vjeç. Mendoja se isha futbollisti që stërvitesha më shumë, në Shqipëri e më tej. Ishte verë, gusht, sapo kishte filluar kampionati dhe bëja stërvitje në një fshat në Kavajë, Çetë quhet ai fshat. Ishte një kodër shumë e fortë dhe e bëja gjithmonë, sepse mendoj se më jepte shumë rendiment fizik. Në trurin tim mendoja se vetëm unë bëja stërvitje kështu.

Shoh një djalë të vogël,unë isha 18 vjeç, ai 13-14 dhe mes disa pemëve bënte xhonglime me topin. Afrohem. U ndjeva mirë, por nga ana tjetër thashë që nuk qenkam vetëm unë që bëja stërvitje, qenka edhe dikush tjetër, madje më i vogël. I afrohem, marr topin dhe ia hedh me pjesën e brendshme të këmbës, i them disa ushtrime dhe ai i bëri në mënyrën më të mirë. E pyes si e kishte emrin dhe ai më përgjigjet: “Quhem Sokol Cikalleshi”.

Ishte momenti i parë që unë e njoha Sokol Cikalleshin në atë kodrën e Kavajës. Andi Lila luajti 70 ndeshje me Kombëtaren, ndërsa Cikalleshi më shumë se 70. Dua të them që fati është 50%, por puna është 500%.

– Si i kujton kohët kur ke luajtur në kampionatin shqiptar? Je shpallur dy herë kampion me ekipin e Tiranës.

E ndjej veten shumë me fat që kam qenë pjesë e Tiranës. Patjetër që në Kavajë hodha hapat e parë dhe jam i lumtur që kam dalë nga ajo skuadër që është djepi i futbollit shqiptar. Ndërsa Tirana është diçka tjetër. U futa në një botë tjetër, sepse isha në moshën time më të mirë.

Në ato tre vite fitova gjithçka me Tiranën. Mendoj se karakteri dhe cilësitë e mia profesionale përputheshin shumë me lojën e skuadrës së Tiranës, me atë që kjo skuadër në dekada të tëra ka shprehur: lojën e fortë, me karakter, lojën burrërore. Që nga dita e parë e deri te e fundit jam ndjerë jashtëzakonisht mirë dhe mendoj se kanë qenë vitet e mia më të arta për sa i përket karrierës futbollistike.

Patjetër që karriera ime erdhi në zhvillim sepse ika jashtë Shqipërisë. Kisha dalë kampion, kisha fituar Kupën, Superkupën, isha bërë kapiteni i skuadrës së Tiranës. Më erdhi një ofertë nga PAS Janina në Greqi dhe pata fat që ika atje, sepse isha çun i ri, 22-23 vjeç. Me Kombëtaren shqiptare isha i vetmi nga kampionati shqiptar që luaja dhe po më rritej pak mendja. Shkova në Janinë dhe aty fillova nga fillimi, sepse po nuk përveshe mëngët qoftë edhe një ditë, të lë shumë mbrapa.

– Si e shikon kampionatin tani?

Kampionatin shqiptar nuk e shikoj shumë, sepse më shumë më pëlqen dhe marr adrenalinë nga futbolli i moshave. Njoh shumë futbollistë të rinj, pothuajse 70-80% të futbollistëve që luajnë në kampionatet e moshave në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa Superligën shqiptare dhe Kategorinë e Parë patjetër që i ndjek, por më shumë jam i fokusuar te futbolli i moshave. Mendoj që aty ka shumë brumë, potencial dhe aty unë marr emocionin tim.

– Me çfarë po merret Andi Lila tani?

Kam themeluar një akademi futbolli, quhet Akademia Triumf. Në të gjitha këto vite pasi lashë karrierën si futbollist, e gjej veten aty, mbushem shpirtërisht, sepse është shumë e vështirë kur lë karrierën si futbollist dhe nuk bën asgjë.

Jam shumë i lumtur që bëj punën që dua kaq shumë dhe jam njeriu më me fat që vazhdoj të ndjek ëndrrën time. Ëndrrën që unë realizova, të luaj për ekipin kombëtar, dua që ta realizojnë edhe futbollistë të tjerë të rinj. Më pëlqen kur shoh futbollistë me potencial. Kemi të ardhme dhe jam shumë i lumtur për këtë.

– Si e sheh sot Kombëtaren shqiptare, nga përvoja jote si ish-lojtar?

Nga koha kur isha unë futbollist, Kombëtarja është rritur për sa i përket anës organizative. Shoh që trajneri jeton në Shqipëri, shkon të takojë futbollistët. Shoh që Federata është e përkushtuar te ekipi kombëtar. E gjithë vëmendja mediatike, tifozeria dhe shqiptarët e kanë mendjen akoma më shumë te ekipi kombëtar.

Mendoj që është në një rrugë jashtëzakonisht të mbarë dhe mezi pres që të shkoj në Poloni dhe të shikoj kualifikimin. Gjenerata ime shkoi për herë të parë në Europian, por uroj të jemi gjallë e ta shikojmë ekipin kombëtar në Kampionatin Botëror. Është padiskutim shumë e vështirë, por asnjëherë e pamundur.

– Po të kishe mundësinë të luaje me lojtarët e ekipit aktual, a do të zgjidhje këtë ekip apo atë me të cilin ke luajtur?

Unë ndihem me shumë fat, sepse kam luajtur me lojtarë të jashtëzakonshëm. Lorik Cana, Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Bekim Balaj, Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi, Ermir Lenjani. Një plejadë futbollistësh që unë e konsideroj veten me fat që kam luajtur me ta dhe kam mësuar shumë prej tyre.

Ndërsa tani është diçka tjetër, si dy botë të ndryshme, dhe do të doja që kjo botë tani të kualifikohej dhe të bëhej më produktive dhe më e rëndësishme se ajo që lamë pas.

– A ka një lojtar aktual që të kujton stilin tënd në fushë?

Jo, ndoshta sepse unë jam përdorur si “xhol” në shumë pozicione, ndërsa trajneri Silvinjo i ka të fiksuara pozicionet në kokën e tij. Ndërsa trajnerët mua më kanë aktivizuar si mesfushor qendre, mbrojtës i djathtë, i majtë, qendërmbrojtës.

Madje, në një rast në Bosnje, trajneri Kuzhe më futi mesfushor të majtë në pjesën e dytë dhe luajta shumë keq. Pas ndeshjes, gazetarët e pyetën pse e fute Andi Lilën si mesfushor të majtë dhe ai u përgjigj në mënyrë spektakolare: “Në fushën e futbollit e futa, nuk e futa në pishinë”.

Mendoj që karakteristikat e mia ishin të ndryshme. Nuk e gjej veten te asnjë lojtar për momentin në ekipin kombëtar.

– Sa shanse ka ky ekip të kalojë fazën e play-off-it dhe të bëjë realitet ëndrrën botërore?

Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme edhe për pjesën psikologjike dhe moralin që marrin futbollistët. Besoj që do ta kalojnë, edhe me pak fat.

I think Poland is a very serious, very strong team. It's not the Poland we beat two years ago, but we have our chances, because we showed that in Serbia and in many other areas. I wish the national team a lot of success and luck.

– If you were in the locker room today before the playoffs, what would you say to the team?

Çuna, honor the jersey, honor the nation, honor Albania, your family and, ultimately, yourself. Write your names in golden letters in the history of Albanian football. It would be a miracle and a source of pride for everyone.

Happening now...

ideas