Lecce "steals" 1 point from Fiore, Ylber Ramadani shines

2026-04-21 12:40:32 / SPORT ALFA PRESS
Lecce "steals" 1 point from Fiore, Ylber Ramadani shines

Lecce vijon “betejën” për të mbijetuar në Serie A, me ekipin e Ylber Ramadanit që doli me një pikë nga sfida përballë Fiorentines pas barazimit 1-1. Mesfushori kuqezi, si gjithnjë, zbriti në fushë si titullar duke zhvilluar një ndeshje fantastike. Ramadani u vlerësua nga mediat me notën 8,5 duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë i këtij takimi.

Me 28 pikë, Lecce renditet në vendin e 18-të në Serie A, duke mos u larguar nga zona e kuqe. Mbijetesa ose jo e Lecces këtë sezon pritet të vendos edhe të ardhmen e Ylber Ramadanit.

Është thuajse e pamundur, që Lecce të mbajë Ramadanin në skuadër nëse nuk arrijnë të mbijetojnë në Serie A.

Happening now...

ideas