Aksion i madh antidroge në Tiranë, lëshohen mbi 30 urdhër arreste! Detajet e para

2026-04-21 12:12:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksion i madh antidroge në Tiranë, lëshohen mbi 30 urdhër

Një operacion i madh antidroge është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës këtë të martë, ku mësohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arrestesh, ku në fokus janë disa grupe kriminale.

Raportohet se aksioni i policisë është shtrirë në disa zona të Tiranës, ku këto grupe ushtronin aktivitet kriminal.

Nga ana tjetër, mësohet se hetimet për goditjen këtyre grupeve kanë nisur prej disa muajsh, ku nga zbërthimi i komunikimeve janë siguruar prova që implikojnë personat që janë lëshuar urdhër arrestet.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka përdorur agjentë të infiltruar, ku janë bërë blerje të stimuluara për të dokumentuar aktivitetin kriminal.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për numrin e personave të arrestuar apo për sasinë e lëndëve të sekuestruara.

Lajmi në përditësim...

Happening now...

ideas