Misteri i dy grave muxhahedine që ftonin fëmijët të futeshin në furgon, ja si qëndron e vërteta!

2026-04-21 13:01:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Misteri i dy grave muxhahedine që ftonin fëmijët të futeshin

Një lajm i disa ditëve më parë ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve në hapësirat publike.

Disa gra të mbuluara me shami ishin parë duke iu afruar fëmijëve që dukeshin të pashoqëruar nga të rritur.

Në media u aludua se këto gra ishin pjesë e grupit të muxhahedinëve iranianë të vendosur në Manëz.

Burime për VOX News nga Policia e Shtetit thanë se ka nisur verifikim i tyre.

Sipas policisë ende nuk ka asnjë kallëzim nga prindër të fëmijëve. 

Nga ana e policisë po hetohet edhe një pistë tjetër që dyshohet se po bëhet fushatë për denigrimin e muxhahedinëve.

Kjo shihet edhe në lajmet e mediave iraniane ku publikojnë lajme kundër muxhahedinëve.

Gazeta feraghnews se MEK-u po kërkon të rrëmbejë fëmijë për t’i rekrutuar në organizatën e tyre dhe në këtë situatë, policia dhe institucionet përkatëse nuk duhet të heshtin përballë shqetësimeve që prekin drejtpërdrejt fëmijët.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shteti apo nga kampi Ashraf 3 në Manëz. 

 

Happening now...

ideas