Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi në shtëpi
2026-04-21 12:05:30 / SHOWBIZ

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ndodhi në Ferma Vip, ku këngëtarja Soni Malaj thirri me alarm pjesën tjetër të fermerëve.
Pas transmetimit live, pati një sërë aludimesh në rrjetet sociale.
Por e vërteta u zbulua mbrëmjen e sotme. Moderatorja Arbana Osmani tha se Stormi, qenushi që ka qenë pjesë e Ferma Vip, nuk është ndjerë mirë, pasi ishte intoksikuar. Pas ndihmës që i dha veterineri, qenushi u bë më mirë.
Por pas kësaj, produksioni mori vendimin që qenushi të mos qëndrojë më në fermë, ndërsa fermerët u dënuan nga Agai. Në momentin që ata do të dëgjojnë një tingull, do të duhet të komunikojnë me gjuhën e kafshëve. Nëse nuk i binden këtij dënimi, çmimi do ulet me nga mijë euro për çdo shkelje.
Happening now...
ideas
Silence as a policy and fear as a system
Nga Sokol Neçaj
Is Spiropali a "Magyar", facing the autocrat Rama?!
Nga Neli Demi
American Libra!
Nga Arian Galdini
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128