‘El Clasico’ për titullin e LaLiga-s, publikohen formacionet zyrtare: mungon Mbappe, Lewandowski në stol

2026-05-10 21:14:31 / SPORT ALFA PRESS

‘El Clasico’ për titullin e LaLiga-s, publikohen formacionet

Barcelona dhe Real Madridi përballen sonte në një ‘El Clasico’ vendimtar për titullin e LaLiga-s, me ndeshjen që mund të vulosë matematikisht kampionatin.

Skuadra e Hansi Flick vjen në këtë duel me 11 pikë avantazh dhe i mjafton edhe një barazim për t’u shpallur kampione e Spanjës. Barcelona paraqitet në formë shumë të mirë dhe me moral të lartë, ndërsa Reali i Madridit hyn në këtë sfidë mes tensioneve të brendshme dhe një sezoni që po i ikën nga duart.

Barcelona zbret në fushë me skemën 4-2-3-1: J. Garcia; E. Garcia, Cubarsi, G. Martin, Cancelo; Gavi, Pedri; Rashford, Olmo, Fermin; Ferran Torres.

Në sulm spikasin emrat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres, ndërsa në mesfushë organizimi i lojës i besohet Pedrit dhe Gavit.

Nga ana tjetër, trajneri Alvaro Arbeloa zgjedh skemën 4-3-1-2: Courtois; Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, F. Garcia; Bellingham, Tchouameni, Camavinga; B. Diaz; Vinicius Junior, G. Garcia.

Kthimi i Aurelien Tchouameni në formacionin titullar është një nga zhvillimet kryesore të kësaj sfide, ndërsa në sulm Reali mbështetet te Vinicius Junior për të tentuar përmbysjen e madhe.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas