Nga dënimi me kërkesë të SPAK, te ndërtimi i kullës në Shëngjin, kush është Sokol Toma që u dhunua barbarisht mbrëmë? Policia e shpalli në kërkim pas vdekjes së punëtorit

2026-05-10 20:19:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga dënimi me kërkesë të SPAK, te ndërtimi i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në autostradën Mamurras–Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku është dhunuar barbarisht ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur Tomën me sende të forta në makinën e tij, duke e lënë të plagosur. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet me dije se ai është konstatuar nga kalimtarët në makinë, në gjendje shoku, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Po kush është Sokol Toma?

Sokol Toma, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës dhe një nga personat që ka pasur përplasje të shumta me drejtësinë, pritet të ndërtojë një hotel gjigant në zonën e Shëngjinit. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit, ndërkohë që ai rezulton i shpallur në kërkim.

Newsbomb.al ka raportuar më herët se kompania “S.T. Konstruksion” sh.p.k., në pronësi të Sokol Tomës me 100% të kuotave të kapitalit, ka marrë leje ndërtimi për objektin: “Rezidencë turistike dhe hotel 16–26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje në Mal Shëngjin, Bashkia Lezhë.

Bëhet fjalë për një projekt mjaft ambicioz për zonën e Shëngjinit, i cili, me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), pritet të marrë jetë shumë shpejt në një prej zonave bregdetare më të bukura të Lezhës.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si Sokol Toma ka mundur të sigurojë një leje të tillë ndërtimi, ndërkohë që rezulton një nga ish-zyrtarët me probleme të shumta me drejtësinë, çështje të cilat janë mbyllur në mënyrë të diskutueshme.

Newsbomb.al raportoi se, në tetor të vitit të kaluar, Sokol Toma u shpall në kërkim nga Policia e Lezhës për një ngjarje tragjike të ndodhur në një prej kantiereve të tij, ku një punëtor 36-vjeçar, i punësuar në të zezë, ra nga lartësia dhe humbi jetën.

Në këtë objekt, në zonën e Kunes, kreu i kompanisë “S.T. Konstruksion” sh.p.k. figuronte si drejtues teknik. Më herët, ai ka ndërtuar edhe një pallat pa leje në zonën turistike të Ranës së Hedhun.

Sokol Toma është dënuar një vit më parë me disa muaj burg, me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, lidhur me tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tokë në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun.

Dënimi u konvertua në 2 vite shërbim prove dhe 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas