Askush si Erling Haland, thyen rekordin e të mëdhenjve në Premier Ligë

2025-12-02 23:08:52 / SPORT ALFA PRESS

Askush si Erling Haland, thyen rekordin e të mëdhenjve në Premier

Erling Haland ka vendosur përsëri emrin e tij në listën e golashënuesve më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, duke regjistruar sot një tjetër statistikë mbresëlënëse.

Ai ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Fulham atë që ishte goli i tij i 100-të në Premier Ligë, duke vendosur rekordin e ri për numrin e ndeshjeve që i është dashur për të arritur këtë shifër.

Haland ia ka dalë në ndeshjen e tij të 111-të në elitën e futbollit anglez, duke shkatërruar një rekord që mbahej nga Alan Shirer, të cilit i ishin dashur 13 ndeshje më shumë.

Harry Kane zbret tashmë në vendin e tretë me 141 ndeshje duke nxjerrë jashtë podiumit Serxho Agueron, të cilit iu deshën 147 të tilla.

Happening now...