Arbër Hoxha dëmtohet rëndë në Kroaci, largohet me barelë

2025-12-01 20:56:55 / SPORT ALFA PRESS

Arbër Hoxha dëmtohet rëndë në Kroaci, largohet me

Frikë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i Kombëtares, është dëmtuar në Kroaci, në ndeshjen e kampionatit, ku Dinamo Zagreb triumfoi 0-2 ndaj Gorica në transfertë.

Në minutën e 88-të, Hoxha mori një ndërhyrje të ashpër nga Bakic në mesfushë. Si pasojë, ai ndjeu dhimbje të mëdha dhe në fushë u fut stafi mjekësor.

Trajneri i Dinamo Zagreb, e zëvendësoi në minutën e 88-të me Soldo. Hoxha ka treguar formë të shkëlqyer këtë sezon në Kroaci, ku në 14 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe dy asiste.

Happening now...