Ori Nebijaj sërish “single”, merr fund lidhja 2-vjeçare! Historia diskrete e dashurisë

Ori Nebijaj ka pasur një vit goxha të ngarkuar. Fillimi i 2025 e gjeti në Parlament, ku ushtronte detyrën e saj si deputete. Ndërkohë, që fundi po e gjen si moderatore. Gjithnjë një emër i dashur për publikun si në politikë, ashtu edhe në ekran, ajo gjithnjë është klasifikuar tek ata personazhe që publiku i do. Por të gjitha këto ndryshime janë përkthyer në ndryshime në jetën private.
Ndonëse vetë Ori nuk ka dashur të flasë shumë për jetën private, javë pas jave ajo na ka konfirmuar se tashmë është “single”. Gjithçka nisi të zbulohej para disa javësh, ku moderatorja ishte në Paris dhe u lidh “live” me emision që drejton. Pyetjes se me kë kishte shkuar në Paris, Ori u shpreh se ishte me miqtë dhe kishte shkuar më punë. E teksa koleget e ngacmuan që të gjente burrë, ajo u shpreh “Jam atdhetare, burrin e dua shqiptar”.
Por nëse rikthehemi pas në vitin e shkuar, në ato pak deklarata që kishte, Ori fliste për një dashuri të madhe që po shijonte. Teksa ishte në panel si opinioniste, në atë kohë deputetja zbuloi se ishte e dashuruar dhe në një lidhje të konsoliduar. Ajo tha se prej dy vitesh tashmë ka një marrëdhënie të konsoliduar. Hermetike për jetën e saj private, ajo e zbuloi lidhjen e saj teksa i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin me prindërit e Romeos shkruan Panorama Plus.
Sipas Orit, Heidi ka të drejtë të ndihet në siklet dhe tregoi më pas edhe raportin e saj me partnerin. Ajo tha që është shumë normale të ndihesh në siklet kur takon prindërit e partnerit, sepse ajo sapo është njohur me Romeon dhe, për më tepër, në një vend të izoluar. Ajo e krahasoi me veten, kur tha se, edhe pse ka dy vjet me partnerin e saj, sërish ka siklet kur vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij.
“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, – tha ajo.
Por kur ka kaluar 1 vit nga kjo deklaratë, duket se lidhjes i ka ardhur fundi dhe pse vetë prezantuesja nuk ka dashur që të flasë për detaje. Ngacmimet në formatin që drejton kanë vijuar edhe këtë javë, ku ka qenë Rudina ajo që është shprehur “Ori duhet të gjejë burrë njëherë, pastaj të bëjë dasmën”, duke konfirmuar kështu se moderatorja është zyrtarisht single.
Duke njohur natyrën e saj hermetike sa i përket jetës private, vështirë se vetë ajo do të zgjedhë të flasë për shkaqet që e çuan drejt kësaj ndarjeje. Ashtu si dhe vetë Ori është shprehur, preferon që mos të flasë në media për jetën personale.
“Jeta private është dhe duhet të jetë private. (thashë që nuk kam shkëlqyer në date-s) Unë dua që publiku të më njohë dhe të më dojë apo gjykojë për punën time profesionale, nuk kam dashur kurrë të bëhem e famshme apo të njihem nga lajmet rozë apo portalet si Ori e atij apo e këtij. Jam thjesht unë, vajza që punon në ekran”, shprehej Ori në intervistën e dhënë pak vite më parë.
E duket se edhe pas kësaj historie, që ka qenë shumë e rëndësishme për të, sërish ajo do të zgjedhë të fokusohet tek karriera, duke lënë pas një histori dashurie të shkuar keq.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
Who is the Surrel Rabbit?
The two wrong paths of the opposition with the Ombudsman
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
