Takimi me Mitsotakis, Rama: Duhet t’i japim përgjigje një herë e mirë të gjitha çështjeve të mbartura mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën e tij në Athinë dhe takimin me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë podkastit “Flasim”, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shkova për të marrë pjesë në forum, por pata kënaqësinë që të pritesha nga kryeministri i Greqisë dhe një mik i vyer, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin bëmë një bilanc të ecurisë së punës së grupit të përbashkët që kemi ngritur për t’i dhënë një herë e mirë përgjigje të gjitha çështjeve të mbartura,” tha ai.
Rama theksoi se nga pala greke ka gatishmëri të plotë për të çuar përpara këtë proces.
“Më vjen shumë mirë të them se nga ana e kryeministrit ka një vullnet absolut për të bërë pikërisht adresimin me prioritet të të gjitha çështjeve të bartura… për të konfirmuar brenda këtij viti, përmes një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve,” u shpreh Rama.
Sipas Ramës ka një mbështetje të vazhdueshme të Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë.
“Për ta mbështetur Shqipërinë si gjithmonë… në rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian,” deklaroi Rama.
Në përfundim, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Jam shumë optimist dhe njëkohësisht shumë besimplotë se falë edhe angazhimit personal të kryeministrit Mitsotakis ne do të dimë të adresojmë çështjet e mbartura dhe do të forcojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë… qoftë për minoritetin grek në Shqipëri, qoftë për shqiptarët në Greqi,” përfundoi ai.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128