“Politika njish me krimin”/ Gazetari Poli Hoxha: Në PD zihen se kush e ka Suel Çelën

SPAK ka trazuar sërish ujërat e politikës ditën e sotme, duke sjellë sërish reagime të shumta. I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha tha se sot në Shqipëri politika, krimi dhe korrupsioni janë të pandara nga njëra-tjetra.
Ai tha se kjo shihet qartë edhe në atë që po ndodh brenda PD-së, ku sherri më i madh mes zyrtarëve të lartë në selinë blu është se kush mbështete te i shumëkërkuari Suel Çela.
“Jemi në një periudhë të re. Kush është me përvojë dhe e di që krimi i organizuar u bë në biznes, dhe ne sot i quajmë biznesmenë këta. Është ngritja cilësore e krimit shqiptar.
Çfarë ka ndodhur? Edhe politikës i pëlqen të thotë që SPAK po punon mirë me krimin e organizuar, ka ca arritje, edhe shteti për narkoshtetin dhe trafiket, por kur vjen puna te korrupsioni, duket sikur është gjë tjetër. Kjo prokurori ka 2 seksione, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kur u morën 4 kandidatët për kreun e SPAK, ishte interesante pyetja kush do të jetë përparësia juaj në SPAK, krimi i organizuar apo korrupsioni, tre nga ata thanë që janë njësoj, dalloi Braho.
Ai i bëri organike, sepse tha krimi i organizuar ushqen korrupsion dhe anasjelltas. Kush i jep lejet e ndërtimit për krimin? Kush i jep resortet? Politika. Aq shumë të lidhur janë, dhe publiku i shikon më hapur gjatë zgjedhjeve sepse vrapojnë t’i akuzojnë. Kur vjen puna tani po del zyrtarisht që ata janë bashkë, nuk mundet të shkojnë veç e veç, madje edhe një pjesë e medias. Ne aktualisht jemi në fazën e trajtimit të këtij lloji. Sot në rastin e Agasit kemi për herë të parë AKSHI-n dhe akuza është grup i strukturuar kriminal. E di kush është në një parti si PD, që është në opozitë dhe kërkon të vijnë qytetarët në protestë. Dhe ka plasur një debat atje se kush e ka sjellë Çelën. Akuzohet Salianji që Suel Çela i organizon takimet, Salianji ju kujton që Suel Çela ju ka sjellë njerëzit në stadium”, tha Hoxha.
Happening now...
83 mandates are not immunity for Rama's friends
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
