Tourism "disappoints" in consumption, companies are left with products in stock

2025-11-29 17:24:24 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Tourism "disappoints" in consumption, companies are left with products

Consumption of food basket products continues to undergo significant changes. Demand for basic products increases during the tourist season, while it decreases in the off-season, reflecting the impact of demographic changes and population movements. According to major producers and distributors of goods, this year the dominance of the “low cost” tourist profile created unsold stocks in warehouses for beer and the sale of cheap alcoholic beverages. In supermarkets, price stability has increased consumption by up to 5%.

"Agna Group", which has been the producer of "Elbar" beer since 2020 (previously it was only bottled in Albania after import from Greece), had predicted a 10% increase in consumption this summer due to tourism, and for this reason had increased production in the summer months by 15 thousand Hl.

But, in practice, consumption has decreased by 1–2% compared to the period January–September 2024, leading to the accumulation of stocks in warehouses.

According to the company, the decline in consumption is related to changes in the profile of tourists, where this year "low cost" tourists have predominated, who spend less, consume mainly in private accommodations (apartments booked through "Booking" and "Airbnb") and frequent bars and restaurants less frequently.

Tourism seems to be failing to offset the effect that population contraction has had on consumption. Luan Leka, the director of the EHW meat processing plant and the “Conad” supermarket chain, underlines that the real impact of tourism on consumption should be viewed with more caution.

The increase in tourism undoubtedly affects the demand for consumer products. However, if we do a simple calculation, a tourist who stays for 3-4 days consumes 1% of the consumption of a resident person who consumes during the 365 days of the year.

Demographic changes, especially the emigration of young people, continue to reflect on the consumption of food products in the country.

On the other hand, according to operators of the production and import of food and alcoholic beverages, tourism is serving as a supporting factor for demand during the summer months, offsetting to a significant extent the effects of the decline in domestic consumption.

Based on operator data, the domestic food market is undergoing a gradual transformation, where the seasonality of tourism, emigration, and internal movements are interrelatedly affecting the structure of consumption and retail trade.

For some of the basic products of the food basket, such as rice and pasta, which had increased imports during 2024, the trend changed by September 2025.

Sipas të dhënave të Doganave, për vitin 2024 në total u importua sasia prej 22.4 mijë tonësh oriz, me rritje 24% krahasuar me vitin 2023. Për periudhën janar – shtator, importet e orizit ranë me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në vitin 2024 ka pasur rritje edhe për importin e makaronave. Sasia e makaronave arriti në 18,4 mijë tonë apo 7% më tepër se në vitin 2023. Shtimi i importeve të makaronave ka vijuar edhe gjatë 2025-s. Për periudhën janar – shtator 2025 u importuan 8% më shumë sesa e njëjta periudhë e 2024-s.

Distributorët e produkteve ushqimore konfirmojnë tendencën e ndryshimeve në konsum, e ndikuar nga sezoni turistik në rritjen e shitjeve për disa nga produktet ushqimore dhe efektin e ndryshimeve demografike jashtë sezonit.

Të dhënat e kompanisë “Teuta”, operator importues, paketues dhe shpërndarës i produkteve ushqimore, për dy periudha, si muajt janar – gusht dhe periudhën pas përfundimit të sezonit turistik, muajt shtator – tetor tregojnë se gjatë periudhës janar – gusht, që përkon me sezonin turistik, shitjet janë përgjithësisht më të larta për shumicën e produkteve, sidomos për makaronat (+29.3%) dhe orizin (+5.6%).

Pas përfundimit të sezonit, gjatë muajve shtator – tetor, disa produkte shënuan rënie në shitje (orizi -3.5%, makaronat -6%), ndërsa të tjerat vazhduan të rriteshin (vaj i lulediellit +9.6%, sheqer +9.6%).

Për muajt janar – gusht 2025, shitjet e orizit për operatorin “Teuta” janë rritur 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Ndryshe nga shitjet e 8-mujorit, shitjet për muajt shtator – tetor 2025, pas përfundimit të sezonit turistik kanë qenë me rënie 3.5% për orizin, krahasuar me periudhën shtator – tetor të 2024-s.

Shitjet e makaronave në muajt janar – gusht 2025 u rritën me 29.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në muajt shtator – tetor, sasia e shitur e makaronave ra me 6% krahasuar me shtator – tetor 2024.

Shitjet e sheqerit kanë shënuar rritje për kompaninë në të dyja periudhat e analizuara. Në muajt janar – gusht, sasia e sheqerit të shitur u rrit me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërsa për muajt shtator –tetor, rritja ishte edhe më e lartë, duke arritur në 9.6%.

Shitjet e drithërave për janar – gusht 2025 u rritën me 1.5% për kompaninë “Teuta”, krahasuar me janar – gusht 2024. Rritja e shitjeve për produktet e drithërave, vijoi edhe gjatë muajve shtator – tetor 2025.

Rritja e drithërave është me 26.6% krahasuar me muajt shtator – tetor 2024.

Për produktin e fasules, ecuria e shitjeve është në rënie për të dyja periudhat e analizuara. Për muajt janar – gusht, shitjet e fasuleve ranë me 2.6%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit pasardhës.

Edhe për muajt shtator – tetor, shitjet rezultojnë me rënie 5.6% krahasuar me shtator – tetor 2024.

Importet e grupit “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” për 2025 vijuan të ndjekin tendencën rritëse të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2024, importet u rritën me 16% në raport me 2023. Për janar – shtator 2025, importet e grupit u rritën me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Nga të dhënat e kompanisë “Teuta” rezulton se shitjet e vajit të lulediellit ranë me 9.2% për janar – gusht 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, teksa shënuan rritje shitjet për muajt në vijim.

Sasia e shitur e vajit të lulediellit për periudhën shtator – tetor 2025 u rrit me 9.6% në raport me shtator – tetor 2024.

Importuesit dhe ambalazhuesit e tjerë të vajit të lulediellit pohojnë se për muajt janar – shtator, ecuria e shitjeve është e njësoj me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtues të kompanisë paketuese të vajit “Bomira” pohuan se ndryshimet demografike po ndikojnë në ngadalësimin e rritjes së kërkesës.

Në supermarkete rritet kërkesa për mallra ushqimore

Në muajt janar–shtator 2025, në rrjetin e supermarketeve “Big Market”, kërkesa për mallra ushqimore është rritur nga 3 deri në 5% krahasuar me vjet, e nxitur nga stabiliteti i çmimeve dhe sezoni turistik.

“Segmentet me rritje më të theksuar janë vajrat, orizi, makaronat dhe produktet e bulmetit, ndërsa për produktet e mishit dhe vezëve, kërkesa është ruajtur e qëndrueshme.

Ky zhvillim lidhet me stabilitetin e çmimeve, forcimin e markave private që ofrojnë raporte më të mira cilësi–çmim, si dhe me rritjen e konsumit gjatë sezonit veror, sidomos në zonat bregdetare dhe turistike, ku ‘Big Market’ është i pranishëm me rrjet të gjerë filialesh”, pohuan drejtues të kompanisë.

Sipas tyre, turizmi ka vijuar të ndikojë ndjeshëm në rritjen e konsumit, kryesisht gjatë muajve qershor – gusht. “Në zonat bregdetare si Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin, turistët kontribuojnë deri në 25 – 30% të rritjes sezonale të kërkesës për produkte bazë ushqimore.

Megjithatë, në totalin vjetor, konsumi mbetet i dominuar nga konsumatori vendas.

Vëmë re se konsumatori shqiptar po tregon më shumë kujdes në planifikimin e shpenzimeve dhe po orientohet gjithnjë e më shumë drejt markave me çmime konkurruese”.

Pas përfundimit të sezonit turistik, kompania vëren normalizim të lehtë të konsumit, por jo rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

“Një faktor i ri që po ndikon në dinamikën e kërkesës është ndryshimi i strukturës demografike.

Vërehet rritje e konsumit nga familjet e reja urbane dhe zhvendosje e popullsisë drejt qyteteve të mesme, çka po e orienton kërkesën drejt produkteve praktike dhe me paketim të vogël”, theksuan drejtues të “Big Market”.

Pas rritjes së totalit të importeve të grurit për 2024 për shkak të krijimit të rezervave nga fabrikat e blojës, importet vijuan tendencën rënëse të nisur që në fillim të vitit 2025. Sipas të dhënave të Doganave, në janar – shtator 2025 u importuan një sasi prej 152,4 mijë tonësh grurë.

Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s, importet ranë me 3%. Për vitin 2024 u importua një sasi prej 204 mijë tonësh grurë. Në raport me vitin paraardhës, importet u rritën me 6,4%.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri shpjegoi më herët se tendenca rritëse e importeve për 2024 nuk është nxitur nga shtimi i kërkesës, por nga masat e fabrikave të blojës për të krijuar rezervat e periudhës dimër – pranverë, pasi ende nuk parashikohej se sa do të arrinte niveli i çmimit të grurit për korrjet e reja.

Shoqata e Përpunuesve të Miellit ka ngritur shqetësimin e rënies së konsumit për produktet me përbërje brumi, për shkak të ndryshimeve demografike, të cilat nuk arrijnë të përmirësojnë kërkesën, pavarësisht ardhjes të turistëve.

Vijon rritja e importeve të misrit

Tregu i misrit vijon të ndjekë tendencën e fortë të rritjes së importeve, si pasojë e çmimeve më të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të larta të prodhimit vendas.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganave, gjatë vitit 2024, në Shqipëri u importuan rreth 93 mijë tonë misër, me një rritje prej 36% krahasuar me vitin 2023.

Tendenca është ruajtur edhe gjatë këtij viti. Në periudhën janar–shtator 2025, importet e misrit janë rritur me 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Misri është një nga produktet bazë për ushqimin e bagëtive në vend, dhe çmimi i tij ndikon drejtpërdrejt në koston e prodhimit të mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tyre.

Drejtues të Shoqatës së Blegtorëve pohojnë se fermat e mesme dhe të mëdha po orientohen gjithnjë e më shumë drejt misrit të importuar, për shkak të diferencës të çmimit dhe kostove më të ulëta të transportit në raport me prodhimin vendas.

“Aktualisht, në tregjet e huaja, misri blihet me rreth 31 lekë për kg, përfshirë taksat dhe koston e transportit, ndërsa nga prodhuesit vendas, çmimi varion nga 28, 29 deri në 32 lekë për kg pa TVSH. Kostoja e pagesave të TVSH-së paguhet prej fermave, çka e bën të paleverdishëm për nga çmimi blerjen e misrit në vend”, – thanë përfaqësues të shoqatës.

Sipas tyre, mungesa e mbështetjes me subvencione për prodhimin vendas, kostot e larta të inputeve bujqësore dhe kostot e larta për vaditje po e bëjnë më pak konkurrues misrin e prodhuar në vend.

Ecuria e kërkesës për kruasantë, patatina dhe akullore

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të grupit “Agna”, konsumi i kruasantëve dhe patatinave gjatë periudhës janar – shtator ka qenë më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo tregon një tendencë më të ulët të kërkesës për këto produkte në muajt e parë të vitit, që mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, si ndryshimet në preferencat e konsumatorëve ose sezonaliteti i konsumit.

Nga ana tjetër, konsumi i akullores ka shënuar rritje gjatë së njëjtës periudhë. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të kompanisë, rritja e shitjeve nuk është rezultat i një shtimi të konsumit të përgjithshëm, por nga marrja e pjesës së tregut nga konkurrentët, duke treguar përmirësim të performancës së produktit në raport me konkurrentët dhe jo një zgjerim të tregut total.

Rritet prodhimi i birrës, pas pritshmërisë për turizëm, por ardhja e turistëve “low cost” grumbulloi stoqe

Sipas të dhënave të Doganave, në janar – shtator 2025, në vend u prodhuan rreth 335 mijë hektolitra (Hl) birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 12%, duke shënuar një nga nivelet më të larta që prej hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore mbi akcizën e birrës dhe pijeve alkoolike më 1 janar 2023.

Megjithëse prodhimi është rritur, operatorët kryesorë të tregut raportojnë se pjesa më e madhe e birrës është magazinuar, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.

Përfaqësues të “Agna Group” thanë se një tjetër faktor i rëndësishëm është zhvendosja demografike e popullsisë. Përfaqësues të “Agna Group” theksojnë se emigrimi po ndikon jo vetëm në konsum, por edhe në fuqinë punëtore.

“Pas vitit 2020 e deri më sot, numri i punonjësve në ‘Agna Group’ është pakësuar me 10–15%, kryesisht për shkak të emigrimit të grupmoshës 25–40 vjeç drejt Gjermanisë”, deklaruan drejtues të kompanisë.

Për të mbijetuar në këto kushte, sipas administratorit të birrës “Korça” Adrian Kostaqi, operatorët vendas të birrës kanë bërë oferta dhe promocione të veçanta për pijet vendase, duke u përpjekur të ruajnë pjesën e tregut dhe për të mbijetuar.

Pas një periudhe 15-vjeçare, nga 1 janari 2023, ndryshimet ligjore unifikuan akcizën për prodhuesit vendas dhe importuesit, duke dyfishuar nivelin e saj për prodhuesit e birrës me volum nën 200 mijë Hl në vit, nga 360 lekë/Hl në 710 lekë/Hl.

Ndryshimet e akcizës patën efekte negative për prodhuesit e birrës, por më të prekurit ishin prodhuesit e birrës artizanale.

Xhim Begeja, drejtues i Shoqatës së Mikro Birrave Artizanale Shqiptare, por edhe operator i vogël në treg i birrës “Puka”, me kapacitet prodhues nga 700 deri në 750 litra në ditë, ngriti sërish shqetësimin se prodhimi artizanal po shkon drejt zhdukjes nga kostot e larta pas dyfishimit të akcizës.

Sipas tij, sivjet sezoni turistik, ashtu si edhe vitin e kaluar, ka rritur shitjet vetëm pranë zonave bregdetare apo zonës së Pazarit të Ri në Tiranë që frekuentohet prej turistëve të huaj.

Po ashtu, Shoqata e Mikro Birrave Artizanale Shqiptare ka kërkuar reduktim me 50% të akcizës për këta prodhues, një kërkesë që prej tyre kërkohet të reflektohet në paketën fiskale 2026.

Bien importet e birrës për janar–shtator

Sipas të dhënave të Doganave, importet e birrës për janar–shtator, ranë rreth 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-s.

Drejtuesi i një prej kompanive importuese të birrës në vend pohoi se rënia e konsumit lidhet me disa faktorë kryesorë, përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimin me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare gjatë muajve të sezonit, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bareve dhe restoranteve në vend.

Pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar – shtator 2025, pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas.

Detergjentët dhe pijet alkoolike

Rritje është shënuar edhe për importet e grupit “Sapuni, preparatet larëse, lubrifikues, qirinjtë”. Për janar–shtator 2025, importet e grupit u rritën rreth 1% krahasuar me vjet.

Importuesit e preparateve larëse thanë se ka pasur shtim të shitjeve te produktet për paketim familjar, e nxitur nga rritja e numrit të turistëve që qëndrojnë në apartamente me qira ditore.

Rritje të importeve ka pasur edhe për pijet alkoolike. Për janar – shtator 2025, importet e grupit “Pijet, alkoolet dhe uthulla” sipas të dhënave të INSTAT u rritën me 1.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Importuesit pohuan se konsumatori shqiptar priret të zgjedhë pije alkoolike me çmime të ulëta, një sjellje që ka ndikuar në rënien e të ardhurave të importuesve me 10–15%.

Baret dhe restorantet sërish me rënie konsumi, nga emigrimi dhe rritja e çmimeve

Konsumi në bare dhe restorante ka shënuar rënie gjatë periudhës janar – shtator 2025, duke u ulur me 10 deri në 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja.

Sipas tij, rënia lidhet me një sërë faktorësh ekonomikë dhe demografikë. “Konsumi vijon të ndikohet nga ndryshimet demografike, veçanërisht nga emigrimi i të rinjve, si dhe nga rritja e çmimeve në bare dhe restorante, që ka ndikuar edhe në frekuentimin nga turistët e huaj”, – u shpreh z. Jahja.

Ai shtoi se rritja e çmimeve dhe rënia e vazhdueshme e konsumit nga vendasit mbeten faktorët kryesorë që po ushtrojnë presion mbi sektorin, teksa nënvizoi nevojën për dimensionim të modelit të ofruar të turizmit.

“Turizmi nuk mund të mbështetet vetëm te konsumi i kafesë dhe ushqimit në restorante prej turistëve të huaj. Është e nevojshme të ofrohen modele të tjera turizmi dhe argëtimi, përfshirë edhe zhvillimin e shërbimeve mjekësore në qendrat turistike”, – theksoi ai.

Sipas z. Jahja, operatorët e sektorit po përballen me kosto të larta të operimit dhe vështirësi në gjetjen e stafit, të cilat kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, ndërsa tregu po tregon shenja ngadalësimi pas sezonit veror, që do të çojë në vetërregullimin e sektorit.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i përhapur në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019-n, në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.

The difficulty in finding employees, as well as the informality of their salaries, continue to be a serious problem for the sector. In 2023, the Bars and Restaurants Association estimated a shortage of 15,000 employees in this sector.

The Chairman of the Bars and Restaurants Association, Enri Jahja, says that it is expected to continue with the policy of increasing salaries and the additional cost will be reflected in prices for the final consumer.

Trend – Office lunch consumption increases demand for ready-made products

Ready-made and packaged foods are experiencing continuous growth in the Albanian market, under the influence of the pace of urban living and the need for convenience, according to the managers of the "Big Market" supermarket chain.

"Products such as ready-made salads, canned foods, 'ready-to-eat' meals and packaged fruits are taking up an increasingly large share of the consumer basket, especially among the 25-45 age group and consumers who work in offices."

The company has significantly expanded the range of these products, including domestic and international brands with high food safety standards.

Meanwhile, the Albanian consumer is showing a more cautious spending behavior, seeking to balance the budget without sacrificing quality.

A strong orientation is observed towards fresh counter products such as fruits, vegetables, meat and dairy, while the choice of private labels or products with offers helps to optimize costs.

"The Albanian consumer is becoming increasingly rational and careful in spending, but without compromising quality.

There is a strong orientation towards fresh products from the counter (fruits, vegetables, meat, dairy), while choosing private labels or products with offers is a way to balance the budget without giving up quality. Essentially, the consumer is more informed, demands quality and stable prices. / Monitor.al

Happening now...