Putin: Nëse Evropa dëshiron luftë, Rusia është gati

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke deklaruar se “nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati tani”, vetëm pak orë para takimit të tij të shumëpritur me Steve Witkoff, i dërguari i presidentit Trump.
Putin akuzoi vendet evropiane se po qëndrojnë jashtë procesit të negociatave dhe po pengojnë përpjekjet e administratës amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përmes dialogut. Sipas tij, “Evropianët nuk kanë një agjendë paqësore, ata janë në anën e luftës”, ndërsa kërkesat e tyre i cilësoi të papranueshme për Moskën.
Ai po ashtu nënvizoi se qyteti i Pokrovsk është tashmë “nën kontroll të plotë të ushtrisë ruse”, duke e përshkruar si një pikë strategjike me rëndësi të veçantë për objektivat ushtarake të Kremlinit.
“Pokrovsk ka një domethënie të veçantë; ky është një bazament i rëndësishëm për arritjen e objektivave tona”, tha Putin, në një deklaratë që është interpretuar si shfaqje force dhe rritje e presionit ndaj Evropës.
Këto deklarata vijnë në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve të BE-së janë rritur ndjeshëm, ndërsa ndërkombëtarët po presin rezultatin e takimit Putin–Witkoff për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë lëvizje drejt uljes së konfliktit.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Only accepting Berisha's truths will save the DP from final extinction!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
