"Ghost" arrested in Rome/Brother of Democratic MP wanted by Belgian justice! Key point of cocaine trafficking through the port of Antwerp

Një 27-vjeçar shqiptar, i njohur me nofkën “Fantazma”, është arrestuar në Romë nga policia italiane, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet belge. I riu, i identifikuar si Markelian H., kërkohej prej muajsh nga drejtësia belge si një figurë kyçe në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, me qendër operacionale në portin e Antverpit.
Sipas mediave italiane dhe burimeve policore, Markelian H. dhe partnerja e tij po qëndronin në një ambient tip bed & breakfast në zonën Ponte di Nona të Romës. Për shkak se pronari i strukturës nuk e kishte regjistruar zyrtarisht pranë autoriteteve, 27-vjeçari kishte arritur të qëndronte jashtë radarit të forcave të rendit, duke jetuar për një kohë të gjatë “si fantazmë”.
Operacion i koordinuar Itali–Belgjikë
Arrestimi u krye pas informacioneve të siguruara nga policia belge, të cilat çuan në bastisjen e objektit në Via Giovanni Cicali. Gjatë operacionit, forcat italiane të rendit e prangosën të riun pa rezistencë.
Autoritetet belge kanë kërkuar menjëherë ekstradimin e tij, ndërsa hetimet tregojnë se Markelian H. ka pasur një rol kyç në organizimin logjistik të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Hetimet ndaj tij nisën pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë në portin e Antverpit, të fshehura brenda një kontejneri transporti. Sipas dosjes hetimore, i riu udhëtonte shpesh drejt Europës Veriore dhe Dubait, ku koordinonte dërgesat dhe kontaktet e rrjetit kriminal.
Në Belgjikë, ai përballet me një dënim maksimal deri në 15 vjet burg, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale ndërkombëtare.
Jehonë politike në Shqipëri
Arrestimi ka shkaktuar reagime edhe në Tiranë, pasi Markelian H. është vëllai i një deputeteje të njohur të Partisë Demokratike. Lajmi është shfrytëzuar menjëherë në debatin politik, duke nxitur akuza dhe replika mes palëve.
Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet në një burg në Itali, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128