Ulet numri i nxënësve në Elbasan, mbyllen disa shkolla në fshatra

Edhe në Qarkun e Elbasanit, viti i ri shkollor do të nisë sot me uljen e numrit të nxënësve në çdo shkollë.
Ndërkohë edhe sivjet do të ketë mbyllje të shkollave në disa fshatra të thellë malorë të këtij qarku, pjesë e të cilit janë bashkitë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Cerrik e Belsh.
Në bashkinë e Elbasanit këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1028 nxënës ndërsa në klasë të 10 janë regjistruar 856 gjimnazistë. Në total rezulton se ka rënie të numrit të nxënësve me rreth 2.8 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Në Elbasan ka 64 shkolla nga të cilat 57 publike nga të cilat 31 në zonat rurale me 15.333 nxënës në total.
Tendencë rënie rezulton në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Sipas statistikave rënia e numrit të nxënësve varion nga 2.5%-5 %.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

