Rritet inflacioni, nivel rekord në 15 vitet e fundit

Pas frenimit në muajin nëntor, inflacioni bazë është rritur sërish në muajin janar. Me të dhënat që mat Banka e Shqipërisë, pritshmëritë që niveli i inflacionit të ulet në 3% duket se janë të largëta.
Inflacioni bazë arriti në 8.7% në muajin janar, nga 8.4% që kishte qenë në dhjetor. Ky është niveli më i lartë i 15 viteve të fundit, etapë kur filloi edhe seria e të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë.
Rritja e çmimeve vjen, pas një frenimi të përkohshëm në muajin nëntor të vitit të kaluar. Me këtë tregues, sinjalet që inflacioni të kthehet në nivelin e shëndetshëm 3% janë në ekonomi, mund shkojnë edhe përtej vitit 2024.
Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar produktet që kanë luhatje të shpeshta në treg, si ushqimet dhe energjia.
Për Eurozonën, treguesi i inflacionit bazë në muajin shkurt arriti në 5.6%, në rritje të mëtejshme nga niveli 5.3% i muajit janar.
Në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë e ka mbajtur të pandryshuar normën bazë në 2.75%, pasi e kishte rritur për tre herë radhazi me 0.5% në mbledhjet e mëparshme. Ky frenim i dha një lloj frymëmarrjeje tregut financiar dhe veçanërisht tregut të bonove dhe obligacioneve të Qeverisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
