Murtaja e bagëtive, zgjerohet harta! Ka shkuar në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta janë infektuar

Sëmundja e murtjaës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë.
Prezenca e këtij infeksioni në Gjirokastër vë në rrezik një numër të lartë bagëtish, pasi numri më i madh i fermave me dele dhe dhi gjenden në bashkinë e Gjirokastrës dhe Konispolit. Masat parandaluese si ndalimi i tregtisë së gjësë gjallë, apo izolimi kullotave nuk e kanë frenuar përhapjen e murtajës.
Deri më tani numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200. Nëse kjo sëmundje mer fund para shtatorit ky do të jetë një lajm i mirë për blegtorinë shqiptare, temperaturat e larta janë në favor të fermerëve pasi virusi i murtajës nuk reziston gjatë në diell. Por që murtaja të asgjesohet para vjeshtës, mjekët veterinar kërkojnë edhe bashkëpunimin e fermerëve që të lajmërojnë mënjeherë në rast se në tufat e tyre shfaqet murtaja e ruminatëve.
Deri më tani Ministria e Bujqësisë ka dhënë vetëm këshilla se si mund të parandalohet murtaja, por ende nuk ka folur nëse këta fermerë do të dëmshpërblen apo jo.
Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e futjes së kafshëve kontrabandë nga Rumania të cilat shiteshin në tregjet e gjësë së gjallë më certifikata të falsifikuara. Dështimi i kontrolleve veterinary në dogan apo në trëgjet e kafshëvë a bërë që murtaja sot të jetë prezente në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
