Adoleshenti shqiptar krijon aplikacionin "TIR", platforma që tregon intinerarin e autobuzëve në kryeqytet
4 Gusht 2025, 14:55 / EKONOMI&SOCIALE

Të orientohesh në rrjetin gati kaotik të transportit urban në Tiranë, mund të mos jetë më diçka e komplikuar. Një aplikacion i krijuar nga një adoleshent, i apasionuar pas teknologjisë së informacionit, ofron zgjidhje, për këdo, jo vetëm turist, që dëshiron të lëvizë me autobus në kryeqytet.
Ky është “TIR”, aplikacioni që i referohet tre shkronjave të para të Tiranës dhe që synon t’i ndihmojë qytetarët të lëvizin më lehtë nëpër qytet. Në aplikacion, përdoruesi mund të kërkojë nisjen nga çdo pikë e qytetit dhe të zgjedhë një destinacion. Krijuesi i tij është Aleksandër Xhuvani, vetëm 16 vjeç.
“TIR” është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze. Aplikacioni është falas. Dhe deri më tani numëron disa qindra përdoruesë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
