Çudi e madhe kjo protesta kundër Benet Becit në Postribë, ai është kandidat i Berishës!
Nuk e kuptoj protestën ndaj Benet Becit në Postribë. Beneti është kandidati i Berishës. Berisha i dhuroi Shkodrën Ramës në 2023-in, si qokë, për ndihmën që i dha Rama në Shkoder, më 6 mars të 2022-it.
Kulti i individit i ka ligështuar disa demokratë, por askush nuk na shpjegon dot, se pse me 3 kandidatë fiton Berisha në Shkoder, ndërsa me 2 fiton Rama?
Historia e Postribës është e dhimbshme, por edhe inkurajuese për shqiptarët, pasi ajo ishte shkëndija e parë antikomuniste, në kampin e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Malesorët u ngritën si patriotë për të shpëtuar Shqipërinë nga diktatura dhe për ta nxjerrë nga perdja e hekurt.
Ishte një mision i pamundur dhe përfundoi në një plojë të frikshme, pasojat e të cilës u vuajtën me dekada. Por, ata luftuan sepse e dinin që diçka e papajtueshme me vlerat e tyre, nuk mund të ishte e mirë për Shqipërinë.
Sot, në prag të një fushate zgjedhore apokaliptike për Shqiperinë, me rrezikun e një supermazhorance me qeverinë më të korruptuar në Europë, si kërcënim i hapur për balancat demokratike, hipokritët që hidhen hu me hu, nuk kanë guximin t’i thonë: mjaft më, se po e çojmë vendin në zgrip, por fusin kokën në rërë si struci, për një copë karrige, për të ndenjurat e tyre të qelbura.
Në Postribë, u ngritën për një Shqipëri të lidhur me perëndimin, keta sillen si sovraniste dumbabist.
Në Postribë, u ngritën kundër kultit të individit, keta ndezin qirinj ne piedestalet e liderit për të siguruar një vend pune në parlament.
Në Postribë, u ngritën për liri e demokraci, keta lirinë dhe demokracinë i kanë fjalë kyçe nëpër statuset e FB-ut, por kur ishte momenti për të luftuar për to dhe për të mbajtur qëndrime patriotike, u futën në penevrekët e liderit që i trajton si dele.
Në Postribë, guxuan dhe luftuan për atë që besonin, ndërsa keta u vithisen njëri pas tjetrit sapo mandati, mandate, jo jeta, iu kërcënua.
Prandaj, nuk ka turp më të madh se ky pazari me partinë shtet, që po ndërtojnë me duart e tyre, ku ata luajnë rolin e frontit demokratik, dhe për të mbajtur gjallë teatrin e gjasme përplasjes me “regjimin”, merren me simbolikat që ata vetë kanë fyer, kur nuk jetuan dot në lartesine e martirëve të Postribës…
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128