
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel

Sali Berisha është i padëshiruar jo vetëm në SHBA dhe Britani të Madhe, por edhe në Bruksel, Francë, Itali dhe Gjermani. Askush nuk e takon apo e dëgjon më. Edhe lobistët e tij në Bruksel, të paguar me paratë e korrupsionit, nuk arrijnë ta ndihmojnë dot.
Sot, Partia Popullore Evropiane (PPE) hodhi poshtë rezolutat qesharake të Berishës që sulmonin drejtësinë. Ndërkohë, Oerd Bylykbashi, pretendoi si sukses përfshirjen e një amendamenti që thekson:
“Keqinformimi dhe propaganda nga vende si Rusia, Kina apo Irani, që synojnë minimin e sistemeve demokratike, përforcohen në vendet që synojnë anëtarësimin në BE nga mungesa e zgjedhjeve demokratike, një shtet i së drejtës i dobët dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë, në dëm të ndarjes së pushteteve”
Megjithatë, miliona euro të shpenzuara për lobime u dështuan përballë një të vërtete të pakundërshtueshme: Hajduti nuk mund të thotë “kapeni hajdutin.” Berisha nuk është i besueshëm kur e sulmon Ramën për korrupsion, sepse kushdo në botën e perëndimore tashmë e di dhe e ka vërtetuar, se të dy janë në të njëjtën pjatë. Ata që kanë sulmuar Berishën si shkatërrues të PD-së, nuk mund të jenë të besueshëm sot para partnerëve në Bruksel kur e paraqesin atë si shpresë për të njëjtën parti.
Një person i padëshiruar nga SHBA dhe Britania, nuk mund të jetë partner i besueshëm për europianët dhe pikë. Dosja e Berishës në tryezën e Partisë Popullore Evropiane mori një shuplakë të madhe sot, duke diskredituar të dërguarit e tij.
Asnjë fjalë nuk u tha për korrupsionin e Ramës, sepse të njëjtët bashkë me Ramën miratuan lirimin e të korruptuarve me amnistinë, siç u theksua edhe në raportin e BE-së. Asgjë nuk u tha për lidhjet e Ramës me krimin, sepse Britania e Madhe ka përfshirë Berishën në listën e zezë si të lidhur me krimin. Po ashtu, asnjë fjalë nuk u përmend për iniciativat e qeverisë që synojnë manipulimin e zgjedhjeve, sepse votat u bashkuan për të mbyllur listat dhe për të bllokuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Prandaj Berisha nuk e fshehu dot dëshpërimin sot, kur u mundua tu shesë si sukses një rezolutë të para ca mujve të sponsorizuar nga Greqia dhe të mos përmend dështimin e sotëm.
U servirën disa fotografi me Komisioneren për Zgjerimin, e cila më pas, vlerësoi qeverinë e Ramës për reformat e ndërmarra. Madje, shqetësimi i saj i vetëm ishte realizimi i një ndeshjeje basketbolli mes qeverisë së Ramës dhe një vendi të BE-së.
Pra qartësisht Europa e tregoj dhe sot se Berisha nuk është zgjidhje dhe është i pabesueshëm, po aq sa gazbardhistët që deri dje para tyre e tregonin Berishën si problem dhe zgjidhjen për demokratët pa Berishën. Sipas paktit me gazbardhistët ata po presin shkatërrimin e Berishës në zgjedhje dhe një lider të ri në vend të tij.
Prandaj Berisha nuk është askund. As Europa te Berisha në Tiranë e as Berisha te Europa në Bruksel./Alfpress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128