Pse sa herë fut dorën në “thesin McGonigal”, përveç Ramës dalin edhe Berisha-Metaj?

4 Shkurt 2023, 15:15 / EDITORIAL NGA POLI HOXHA

Pse sa herë fut dorën në “thesin McGonigal”,

Së fundmi në skenën politike të mamuthëve të tranzicionit, po luhet me seriozitetin më të madh një skeç i paparë ndonjëherë. Duke kujtuar se shqiptarët janë injorantë, pa kujtesë dhe idhujtarë të tyre pa kushte, Edi Rama dhe Sali Berisha, po bëjnë një “betejë” me SHBA-të në qendër të tipit, “lëpi çfarë ke pështyrë”.

Shihni me vëmendje se çfarë po ndodh. Kryeministri i cili deri dje dilte në parlament e nëpër medie dhe deklaronte se përderisa nuk flet Amerika unë jam në rregull për çdo skandal që ju më zini në gojë, tani për “MCGonigal”, (ku është kokë e këmbë brenda), thotë se kjo është çështje e SHBA dhe ai nuk ka punë. Pastaj kundërsulmonte me “nongrata” dhe “rubla ruse”, gjithmonë duke ju “referuar” SHBA, kurse sot e cilëson këtë vend si një shtet në planetin Mars.

Kurse bashkë-paterica Sali Berisha është edhe më i lezetshëm në qëndrimet e tij, që rrotullohen 360 gradë brenda 24 orëve. Që nga momenti që plasi skandali, “Rama-McGonigal”, po tenton që të krijojë idenë se nuk është Luzim Basha viktimë e planit malinj, “rublat”, të paguar me sa po del qartë me 225 mijë dollarë në kesh dhe afera licencash dhe koncesionesh në Shqipëri, por se është ai vetë.

Madje po lë për të kuptuar se Departamenti, Sekretari i Shtetit dhe gjithë agjencitë amerikane ligj-zbatuese që kanë mbushur dosjen e tij, blihen fare kollaj me para si McGonigal dhe se me patjetër, kështu ka ndodhur edhe me “nongratën”.

Ka dy ditë që tund fotokopjen e prestigjiozes, “New York Times”, por bën sikur harron që për rastin e shkrimit të saj investigues për Gërdecin, e quajti “letër higjenike”. Prisni kur të dalë Rama tani dhe ta quajë edhe ai New York Times, “letër higjenike”, njësoj si paterica e vetme.

Sali Berisha ka arritur deri aty sa deklaron pa ju skuqur fytyra, (sytë po) se do të bashkëpunojë me Kongresin dhe institucionet e tjera të SHBA. Por prapë bën sikur harron se e vetmja “amerikane” që denjoi ti dilte në krah, (Evi Kokalarin), si fasadë për të gënjyer demokratët gjatë Foltoreve, jo vetëm që i ka ikur por edhe po i zbërthen çdo ditë “me fakte nga brenda”, mashtrimin e tij madh për arsyen e vërtetë të marrjes peng të PD-së.

Situata bëhet edhe më qesharake kur shohim Ramën dhe Berishën të cilët me seriozitetin më të madh, po bëjnë sikur janë “armiq” dhe përballë në çështjen McGonigal. Në fakt që të dy me gjithë shokun e tyre të halleve, Metajn,  janë komplet brenda saj.

Fut dorën në “thesin Mcgonigal” dhe të dalin ministra, kryebashkiakë, deputetë dhe oligarkë të Ramës. E fut prapë dhe të dalin deputetë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sali Berishës. Rama në qendër të thesit me gjithë rrethin e tij të biznesmenëve, ministrave dhe deputetëve, Berisha me Albana Vokshin, Enri Cenon, etj, etj, e oligarkët e përbashkët. Kurse Metaj si Metaj; në çdo thes që ta fusësh dorën është e sigurt që atë e kap të parin.

Pra dalja në skenë e superskandalit “Mcgonigal” tregoi edhe për të 1000-ën herë, se Sali Berisha është bashkëpunëtor me Edi Ramën në çdo punë të pistë që i bëhet këtij vendi, demokracisë dhe pasurive të tij.

Vërtet që emri i tij nuk po figuron askund, por shihni sa “mcgonigalsa” të Rithemelimit ka rreth vetes. Madje dhe familjarë, (Lexoni poshtë këtij shkrimi). Përditë dalin fakte të reja dhe këtë po e shohin qartë shqiptarët, siç tashmë u dinë oligarkët dhe “ridvanbodet” e përbashkët.

E “çuditshme” që nga ky thes “McGonigal”, (si edhe nga ai SPAK), nuk po del Lulzim Basha dhe askush tjetër nga krahu i tij properëndimorë në politikën shqiptare!

Por ku të falin “mashtruesit as 24 orësh”. Rama me Berishën dhe Metajn, që kur ka plasur skandali, janë bërë hapur bashkë dhe o duan ta fusin Bashën në thesin McGonigal, (Edhe pse New York Times e nxirrte me emër dhe figurë si viktimë të sajesës skandaloze e korruptive), o vdesin.

Dhe nuk kanë faj: Basha dhe krahu i tij në PD ju duken si FBI, CIA, Departamenti i Shtetit e gjithë Perëndimi, që i ka marrë përpara me buldozier!/Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128