Mourinho ankohet për fushën në Zvicër: Nuk e kuptoj si UEFA i lejon të luajnë!

José Mourinho bëri debutimin e tij të martën në krye të skuadrës së Fenerbahçes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, ku turqit fituan 4-3 në fushën e Luganos
Pavarësisht fitores, trajneri nga Setúbali shprehu kritika të ashpra për fushën sintetike në “Arena Thun”, në stadiumin e Luganos:
“Nuk donim të justifikoheshim para ndeshjes, por është e vështirë të luash futboll cilësor në një fushë sintetike. Topi ngec, lojtarët nuk mund të driblojnë, loja ngadalësohet. Nuk e kuptoj se si UEFA lejon që ndeshjet e Champions League të luhen në fusha sintetike dhe nuk e kuptoj se si një ekip i mirë, si Lugano, dëshiron të luajë në një fushë si kjo. Nuk ishte e mirë për ndeshjen.”
Sa i përket sfidës, Mourinho ishte i shqetësuar për golat e pësuar dhe kritikoi Luganon për mungesë “fair-play” në golin e tretë të skuadrës zvicerane:
“Ishte një takim me shtatë gola, tifozët i pëlqejnë golat. Për mua si trajner tre gola të pësuar nuk janë një shenjë e mirë. Nuk më pëlqeu të pësonim gol nga një goditje standarte, goli i dytë ishte goditje e lehtë dhe e treta nuk ishte lojë e ndershme, ata duhet të na kishin dhënë topin dhe nuk e dhanë. Dua një stadium të mbushur të enjten e ardhshme dhe e pres me padurim. Le t’i bëjmë një pritje të mirë Luganos. Ata do ta duan atmosferën, sigurisht”,përfundoi me doza ironie trajneri portugez.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

