Zelensky flet pas takimit me Trump: Diskutuam si të arrijmë armëpushimin dhe paqen e vërtetë në Ukrainë
25 Qershor 2025, 16:22 / BOTA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ai dhe presidenti amerikan Donald Trump diskutuan se si të arrinin një armëpushim dhe paqe të vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi, kur u takuan në margjinat e samitit të NATO-s sot.
Presidenti ukrainas tha se takimi ishte “përmbajtës” dhe se të dy diskutuan se si të “mbrojnë popullin ukrainas”.
“Pata një takim të gjatë dhe përmbajtjesor me Presidentin Trump
Mbuluam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme.
Falënderoj Z. President, falënderoj Shtetet e Bashkuara.
Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë.
Folëm se si të mbrojmë popullin tonë.
Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes.
Detajet do të vijojnë më pas”, shkroi Zelensky në X
.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


