
VIDEO/ Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, në një konferencë për shtyp u ngatërrua teksa tha se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.
Megjithatë, zyrtari amerikan e "kapi" shpejt gabimin dhe e korrigjoi.
"Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë...më falni Teheran”, tha ai.
SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunëstë koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan.
Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Ramështeti dhe Opozitëpengu!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128