Tragjedi në brigjet e Panama-së, fundoset anija me emigrantë të kthyer në kufirin me SHBA, vdes një fëmijë

Një anije me emigrantë u mbyt në fundjvaë në brigjet e Panamasë, duke shënuar një viktimë mes tyre. Sic raporton tgcom24, në anije ndodheshin 20 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia, të cilët u shpëtuan, por për fat të keq, humbi jetën një foshnje.
Anija, e cila ishte kthyer mbrapsht nga Shtetet e Bashkuara, sipas patrullës kufitare, po udhëtonte drejt Kolumbisë.
Sipas një deklarate nga Shërbimi Kombëtar Kufitar i Panamasë (Senafront), i cili është përgjegjës për operacionet e shpëtimit, anija mbante 19 emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia dhe dy trafikantë.
Senafront tha se anija u mbyt natën midis së premtes dhe të shtunës në brigjet e provincës autoktone bregdetare të Guna Yala, në verilindje të Panamasë, “për shkak të një dallge të fortë të shkaktuar nga moti i keq”.
-
-
-
-
Musaka me presh dhe beshamel në furrë nga zonja Albana
23 Shkurt, 08:25 -
Temperatura të ulta, njihuni me parashikimin e motit për sot
23 Shkurt, 08:19
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





