“Teherani do të digjet”/ Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron Iranin për sulmet me raketa

14 Qershor 2025, 17:14 / BOTA ALFA PRESS

“Teherani do të digjet”/ Ministri izraelit i mbrojtjes
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se Teherani do të digjet nëse vazhdon të qëllojë me raketa civilët izraelitë. Ai u shpreh se diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit duke sjellë një realitet në të cilin ata do të paguajnë një çmim të rëndë për dëmin flagrant që u është shkaktuar qytetarëve të Izraelit.

“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, tha Katz në një deklaratë.

Sulmet e Iranit vijnë në përgjigje të sulmit të paprecedentë të Izraelit ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane. Sulmet vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit.

320 persona të tjerë u plagosën, shumica e të cilëve ishin civilë sipas autoriteteve iraniane. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të premten vonë se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar qendrat e popullsisë civile.

 

Po ndodh...

ide