Sllovaki/ Miratohet ligji që i detyron OJQ-të të deklarojnë të ardhurat dhe donatorët e tyre

16 Prill 2025, 22:19 / BOTA ALFA PRESS

Sllovaki/ Miratohet ligji që i detyron OJQ-të të deklarojnë

Parlamenti i Sllovakisë miratoi ditën e sotme një ligj të ri që i jep autoriteteve kompetenca për të gjurmuar të ardhurat dhe burimet e financimit të organizatave joqeveritare OJQ-ëve.

Ky vendim vjen pas akuzave se disa prej këtyre organizatave bënin plan për të rrëzuar qeverinë në mënyrë të dhunshme.

Ligji, i cili sipas kritikëve bazohet në një model të ngjashëm me atë të zbatuar në Rusi, u miratua me 76 vota pro.

Ai u mbështet nga deputetët e partisë në pushtet Smer-SD të kryeministrit Robert Fico, aleatit të tij Hlas-SD, si dhe partisë nacionaliste SNS,.

Parti të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës. Mbështetësit e ligjit e kanë cilësuar atë si një masë për të garantuar ‘transparencën’.

“Shumë OJQ janë të afta të përpiqen të përmbysin me forcë një qeveri të zgjedhur ligjërisht dhe financohen nga jashtë për këto qëllime,” deklaroi deputetja Zuzana Plevikova nga Smer-SD gjatë debatit në parlament.

Kryeministri Fico fillimisht kishte propozuar që OJQ-të të etiketoheshin si ‘agjentë të huaj’ dhe ‘lobistë’, duke u frymëzuar nga masa të ngjashme të ndërmarra në Rusi dhe Hungari.

Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo ide pas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian për rrezikun që mund të përbënte një qasje e tillë për të drejtat demokratike dhe lirinë e shoqërisë civile.

Opozita ka denoncuar ashpër ligjin, duke e konsideruar një hap pas në raport me liritë themelore dhe një kërcënim ndaj veprimtarisë së pavarur të shoqërisë civile në vend. 

Po ndodh...