Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar për shkaqet e zjarrit, ndërsa, siç është vënë re nga media ukrainase Channel 24, mediat pro-qeveritare ruse po shmangin raportimin mbi detajet e katastrofës.
A powerful fire in Pushkino near Moscow, a warehouse of fuels and lubricants is burning. Eyewitnesses report loud sounds of explosions
Preliminary, the warehouses belong to the company Luxe Oil.
The fire area has increased to 20,000 square meters pic.twitter.com/J1MKQYY5CF
— Cloooud | (@GloOouD) June 7, 2025
Kanali rus i Telegramit Mash raportoi se në vendngjarje u dëgjuan shpërthime nga bombolat e gazit të vendosura brenda magazinës. Situata u konsiderua aq serioze sa niveli i rrezikut të operacionit u rrit në nivelin 4, ndërsa u vendos që të përfshihej mbështetje ajrore për shuarjen e zjarreve.
Më shumë se 100 zjarrfikës dhe 27 automjete zjarrfikëse u angazhuan për operacionin, i cili u krye në kushte jashtëzakonisht të vështira, ndërsa zjarri po dilte jashtë kontrollit.
Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo viktima.
Ky zjarr është i fundit në një seri incidentesh të ngjashme që kanë ndodhur në infrastrukturën strategjike dhe industriale të Rusisë kohët e fundit, gjë që ka shkaktuar shqetësim të madh.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
