SHBA, pengmarrje në një spital në Pensilvani, 49-vjeçari vret oficerin e policisë, 5 të plagosur

Një oficer policie u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën, pasi një 49-vjeçar mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në York, Pensilvani në SHBA.
Personi i armatosur, i identifikuar nga autoritetet si Diogenes Archangel Ortiz, 49 vjeç, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë, njoftojnë autoritetet lokale.
CNN raporton se autori i ngjarjes shkoi ditën e djeshme në ambientet e spitalit dhe nën kërcënimin e armës mori peng stafin mjekësor të spitalit.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, 49-vjeçari qëlloi për vdekje një oficer policie, ndërsa plagosi pesë persona, 3 prej tyre nga staf mjekësor dhe 2 policë.
Grupi hetimor nuk ka dhënë ende informacione lidhur me motivin e sulmit. Sakaq spitali siguroi se asnjë pacient nuk është lënduar nga ngjarja.
“Asnjë pacient nuk është lënduar. Spitali tani është i sigurt”, tha për CNN Susan Manko, zëdhënëse e UPMC Memorial në York.
Oficeri që humbi jetën ishte Andrew Duarte, konfirmoi departamenti i tij në Facebook .Duarte i ishte bashkuar departamentit në vitin 2022 pas pesë vitesh në Departamentin e Policisë së Denverit, sipas profilit të tij në LinkedIn.
Guvernatori Josh Shapiro vizitoi spitalin pas incidentit tragjik dhe vlerësoi oficerin që humbin jetën Duarte dhe kolegët e tij për misionin e tyre.
“Këtu në York County sot ne kemi parë më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit,” tha guvernatoti në një deklaratë për shtyp.
-
Gjermania mban sot zgjedhjet, ja çfarë tregojnë sondazhet!
23 Shkurt, 09:45 -
-
-
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





