Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, 8 të vrarë dhe dhjetë të plagosur

Autoritetet ukrainase njoftojnë se tetë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën sot si pasojë e disa sulmeve ruse në qytetin Poltava dhe zona të tjera të Ukrainës. Sulmet vijnë ndërkohë që Moska po intensifikon ofensivën ushtarake, pa asnjë përparim në bisedimet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.
Guvernatori lokal i Poltavës, Volodimir Kogut, tha se infrastrukturen civile janë dëmtuar gjatë sulmit dhe se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur. Ndërkohë, ushtria ukrainase konfirmoi sulmin ndaj një qendre rekrutimi, duke raportuar viktima dhe të plagosur.
Në portin e Odesës, dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga një tjetër sulm rus, sipas zëvendëskryeministrit ukrainas Oleksi Kuleba. Në rajonin lindor të Donetskut, katër persona humbën jetën nga sulmet në orët e para të mëngjesit.
SHBA kanë njoftuar ndërprerjen e dërgesave të disa armëve dhe municioneve për Ukrainën, përfshirë edhe sistemet Patriot të mbrojtjes ajrore. Nga ana tjetër, Ukraina po synon të godasë objektiva në territorin rus. Gjatë natës, dronë ukrainas shkaktuan viktima dhe dëme në rajonin industrial të Lipetskut, duke përfshirë edhe një fabrikë që prodhon bateri për raketat ruse Iskander.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



